PIKTURËSalvador DaliGruaja elegante sipas Salvador Dalise

Gruaja elegante sipas Salvador Dalise

-

Te nje grua elegante ka gjithmone nje fare kompromisi midis shemtimit, i cili duhet te jete i pranueshem dhe bukurise, e cila duhet te “nenkuptohet” dhe asgje me shume. Gruaja elegente, nuk duhet te kete bukuri te perkryer te fytyres, teprica e se ciles te ngre nervat, si tingulli i panderprere i nje borie. Edhe sikur nje grua elegante t’ia lejoje vetes njefare lodhje, dhe mungese baraspeshimi, e ploteson ate me mundesite absolute te duarve, te nensqetullave dhe te bukurise se tyre te dukshme. Gjinjte nuk kane asnje rendesi. Ne qofte se jane te mire, edhe me mire, nese jane te keqij, edhe me keq. Nga pjesa tjeter e trupit te saj, nuk kam asnje kerkese, me perjashtim te faktit qe femra te jete elegante: kjo lidhet me ndertimin e vecante te kockave te legenit, te cilat dallohen qe poshte cfaredo fustani dhe i bejne agresive te gjithe te pranishmit. Pamja e shpatullave mund te jete si te doje, e rregullt ose jo. Veshtrimi eshte shume i rendesishem. Ai duhet te jete shume, shume i mencur, ose “te beje sikur”. Nje femre elegante nuk mund t’i perqaset nje veshtrim idiot, i cili, perkundrazi, i shkon shume bukurise se perkryer. Venusi i Milos eshte nje shembull tipik i kesaj. Nje femre elegante i shkon gjithashtu goja e shemtuar antipatike, me kusht qe, nganjehere, kur hapet, ajo te marre, cuditerisht, shprehje engjellore, qe veshtire te njihet. Hunda e femres elegante…Femrat elegante nuk kane hunde. Ate e kane vetem bukuroshet! Floket duhet te jene te shendetshem: Ky eshte elementi perberes, i shendetshem i gruas elegante. Me ne fund, eshte e domosdoshme qe ate ta bejne te vuaje stolite e cmuara dhe fustanet, sepse per te, keto jane motivet kryesore te ekzistences se saj, qe duke bere koleksionin e tyre, ajo te sfilitet deri ne ate shkalle, saqe dashuria e saj te mos kete me emocione, qe aftesia joshese e saj te mos jete me ajo e zakonshmja. Vetem erotizmi i ashper e makut, i sterholluar dhe pa ndjeshmeri, mund te perkoje me hijeshine e saj! Per gruan elegante nuk ka rendesi trupi, pasi ajo e urren ate!
Shkeputur nga libri “Jeta e fshehte e Salvador Dalise, e treguar nga ai vete”, nga Salvador Dali, perkthyer nga Guri Shyri, Botimet Onufri, 2010

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty