PIKTURËAlberto BurriALBERTO BURRI / Realizmi Material

ALBERTO BURRI / Realizmi Material

-

ALBERTO BURRI / Realizmi Material

Nga MUZEU SOLOMON R. GUGGENHEIM

Në periudhën e pasluftës, Burri krijoi një realizëm të ri material, i cili fokusohet tek faktet e materialeve dhe cilësitë e tyre natyrore, edhe pse ai krijoi prej tyre piktura abstrakte.

Unë mendoj se si një artist, ai ishte me të vërtetë një artist i artistëve sepse unë mendoj se njerëzit që kuptojnë materialet, dhe që punojnë me materiale, dhe që punojnë me duart e tyre reagojnë ndaj veprës menjëherë. Sepse ata mund ta kuptojnë me të vërtetë se si ato janë sjellë së bashku.

Catrame-it ishte seria e tij e parë që fokusohet tek një lloj i ri realizmi material. Seritë e tij të hershme, përveç Catrame-ive, apo prej katrami, përfshijnë gjithashtu të punuarit me pigmente jo tradicionale apo duke përdorur pigmentet e artistëve tradicionalë në mënyra të reja, duke evidentuar cilësitë e tyre materiale në një seri procedurash, thuajse sikur ai të ishte duke bërë një pikturë nga një kolazh materialesh, apo se çfarë mund të bëjnë pigmentet. Në të njëjtën kohë, teksa ai punon me relievin dhe pigmentet, ai kupton se një pikturë nuk është vetëm një plan i sheshtë.

Me Gobbi-t që fillon rreth vitit 1950, ai vendos të vendosë një armaturë, ose shkopa ose shufra, pas telajove të tij, duke i bërë ato që të dalin jashtë nga përpara. Ai po e deformon atë plan pikture, thujase sikur të ishin gjunjë dhe bërryla, apo të çara.

Burri-t i pëlqente të përdorte një material të quajtur Vinavil. Burri e përdor atë si një ngjitës. Ai e përdor gjithashtu edhe si një llak me shkëlqim. Dhe ai e përdor atë gjithashtu në prekjet e sipërfaqes, për të sugjeruar myk ose sekrecione trupore. Ju i shihni këto forma ovale ose njolla Vinavili mbi Globbi-të, për shembull, mbi hapësirat e gungave, të cilat nxjerrin aludime për trupin.  

Thasët e Burri-t ishin gjithashtu një lloj analogjie për lëkurën dhe trupin. Ato përbëhen nga materiale me linja kompozicionale. Në mes të viteve 1950, ai vazhdoi me një teknikë të re djegieje.

Në një pikë të caktuar në kohë ai nuk po përdor më as ndonë penel, dhe asnjë metodë tradicionale për artistët. Thjesht një pishtar/llampë, dhe vetë materialet. Materiali i parë që ai ka djegur në fakt, përveç letrës, ishin rimesot e drurit. Listela druri të prodhuara në masë të cilat përdoreshin për të bërë mobilje.

Seria tjetër e djegieve të Burri-t përdor flete plastike industriale. Ka katër lloje kryesore plastikash. Kemi plastikën e kuqe dhe plastikën e zezë. Ato ndizen pak më shpejt dhe kështu është e qartë që ai ka punuar me to shumë shpejt. Plastikat transparente, pa pigment në to. Dhe atë që ai e quante plastikë të bardhë, që janë të njëjtat materiale transparente që ai po përdor tek plastikat transparente.  

Seria e fundit e Burri-t, Cretti dhe Cellotex e tregojnë atë në një dialog me Minimalizmin Amerikan. Në fillim të viteve 1960, Burri e gjen veten në Los Angeles. Cretti-të janë njëhërësh një përgjigje ndaj peisazheve të thara të Luginës së Vdekjes, të cilën ai e vizitonte shpesh dhe ai po shikon gjithashtu dhe pikturat e mjeshtrave të vjetër dhe të çarat e bojës në këto piktura. Tek këto piktura Burri fillon me reduktimin e kompozimit. Ka imazhe abstrakte seriale. Ai po thjeshtëzon gjithashtu edhe teknikën, megjithëse ai nuk hoqi dorë kurrë nga vija e hollë ndarëse ndërmjet pikturës dhe skulpturës. Ai është gjithmonë duke e sulmuar sipërfaqen e pikturës, në një mënyrë apo në një tjetër.  

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=6Ar5t7ocHY4

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#art #painting #albertoburri #enkeledasuti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty