PIKTURËAlberto BurriALBERTO BURRI / Lindja e krijmtarisë pas shkatërrimit

ALBERTO BURRI / Lindja e krijmtarisë pas shkatërrimit

-

ALBERTO BURRI / Lindja e krijmtarisë pas shkatërrimit

Artist, Poet dhe Krijues i së Resë

Nga CHRISTIE’S

ALBERTO BURRI ISHTE ARTISTI I PARË I CILI REALIZOI PIKTURA TË PAPIKTURUARA, duke përdorur materiale të forta dhe të ashpra për të krijuar diçka që është me të vërtetë e bukur dhe elegante.

Burri lindi në mars të vitit 1915, në një qytet të vogël në rajonin e Umbrias, Città di Castello, në Itali. Me synimin për të kuptuar influencat e tij të hershme, kritikët janë kthyer pas tek fëmijëria e tij. Thuhet se ai vizitonte një qytet aty ngjitur për të parë veprat e Piero della Francesca-s, Madonna del Parto.

Lufta e dytë botërore shpërtheu dhe ai punoi si doktor në veri të Afrikës për ushtrinë italiane dhe ai u mor nga aleatët tek një kamp pune për të burgosurit në Teksas, ku ai kaloi thuajse tre vjet, ku dhe ai filloi të eksploronte artin.

Pikturat e tij të para ishin peisazhe, natyra të qeta dhe ai përdori gjithashtu disa copa të ashpra dhe thasë, të cilat ishin të disponueshme atëherë për të prerë disa pjesë dhe për t’i vendosur ato tek telajot e tij. Ai u rikthye në Itali në vitin 1946 dhe ai zbriti në Napolin, që ishte bombarduar shumë keq gjatë luftës dy vite më parë. Ai e përdori punën e tij për të shprehur se si mund të lindë krijimi pas shkatërrimit.

Fakti që ai ishte trajnuar si doktor pati ndikim tek puna e tij dhe këtë mund ta shohim jo vetëm tek qepja/kapjet/ngjitjet në thasët e tij, por ndonjëherë ne mund të shohim edhe disa vrima të cilat na kujtojnë plagët. Dhe plastika që ai djeg na kujtojnë qelizat e kuqe dhe të bardha të trupit njerëzor. Ai ishte shumë i fokusuar tek mareriali kështu që, nëse shihni përgjatë periudhave të ndryshme të jetës së tij ai përdorte çdo material që kishte përreth dhe që për të ishte tërheqës. Ai përdorte llampa për të djegur, ai i kapte ato, ai i priste ato, thjesht duke nxjerrë në pah anën më të mirë të atyre materialeve.

Kjo është një pikturat e Alberto Burri-t e realizuar me hekur. Ai kërkon të tregojë se nuk është i interesuar tek hekuri, por se çfarë është në gjendje që të bëjë hekuri.

Ai jo vetëm që ishte një influencë e madhe për gjeneratat më të reja të artistëve italianë, por ai ka qenë gjithashtu një frymëzim i madh për të gjithë artistët e kohëve të tij si Robert Rauschenberg, për të cilin e dimë se e ka vizituar studion e Burri-t disa herë.

Burri është një nga artistët më të rëndësishëm të Italisë së pasluftës.

Ai ka qenë revolucionar, dhe ai e ndryshoi me të vërtetë mënyrë se si ne e perceptojmë pikturën.    

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=klIpRwGZ5gY

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#art #painting #albertoburri #enkeledasuti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty