LetërsiBotimet TOENAPoezia “E bukura erdhi” - Nga Nazim Hikmet

Poezia “E bukura erdhi” – Nga Nazim Hikmet

-

E bukura erdhi me mua deri ne Brest
Zbriti nga treni, mbeti ne stacion
U mpak e u mpak, u mpak fare
Kokerr gruri u ngul ne kaltersine e pafund
Pastaj vetem shinat me mbine ne sy
Pastaj nga toka polake me erdhi zeri i saj
Por s’i dhashe dot pergjigje
Nuk munda ta pyesja: “Ku je, trendafili im, ku?”
“Eja tek une!” me tha. Nuk munda te shkoja
Treni kaleronte sikur kurre s’do te ndalej
Une i mbytur ne mall
Pastaj, mbi token ranore dergjeshin lara bore
Pastaj, une befas kuptova se me shihte e bukura
Dhe me pyeste: “Me ke harruar, me ke harruar?”
Zbathur e kembeperbaltur pranvera capitej ne qiell
Pastaj, yjet zbriten te ulen neper telat e telegrafit
Terri si riga shiu e fshikullonte trenin
E bukura ime priste ne kembe te cdo shtylle telegrafi
Tak-tak i rrihte zemra si te ish ne krahet e mi
Shtyllat ikin e vijne, ajo e ngulur ne vend
Trenj kaleronte, sikur kurre s’do te ndalej
Une i mbytur ne mall
E pastaj befas kuptova se prej vitesh e vitesh pa fund
Udhetoj ne kete tren
Dhe pasi e kuptova, perse vazhdoj akoma
Nga qytetet dhe grate, qe dua, te largohem
Gjithnje me te njejten kenge shprese ne buze?
Ne mishin tim, plage te celur bart mallin
Dhe s’ndalem, diku tjeter, te dicka tjeter afrohem
Poezia “E bukura erdhi”
Nga Nazim Hikmet
Shkeputur nga libri me poezi “Barra e shenjte”, nga Nazim Hikmet, perkthyer nga Besnik Mustafaj, Botimet Toena, 2009
Piktura, Sherimi, 2019, sipas Trophime Bigot nga @ilirpojaniart

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty