LetërsiBotimet DUDAJPoezia “Kur ne te dy u ndame” - Nga...

Poezia “Kur ne te dy u ndame” – Nga George Lord Byron

-

Kur ne te dy u ndame
Vec heshtje dhe lot
Per disa vjet, me s’thame
Se bashke s’do ishin dot
Por buza puthjen genjeu
E ftohte si e huaj
Sikur e parandjeu
Dhimbjen qe tash vuaj
Vesa e agimit
Ma ka ftohur ballin
Si balsam trishtimit
Ma lehtesonte mallin
Por ti premtimet shkele
Nje nam mbi vete hodhe
Emrin tend tundin si zhele
Mbi dashurin’ qe vodhe
Kujtimi yt ne shpirtin tim:
Kambane e perzishme
Dergjet e s’gjen ngushellim
Thua ishte kaq e magjishme?
Brenga qe me gerryen
E me pret si teh
Zemren mban mberthyer
Por me goje s’e shpreh
Te takoja ne kete vend
Qe tash, shiu vec e lag
Por zemra jote nuk mban mend
Shpirti s’te ndalet ne nje prag
Nese nje dit’ te shoh serish
Pas kaq vitesh, ndonje mot
Do te te pres, ta them ta dish:
Ne heshtje dhe me lot
Poezia “Kur ne te dy u ndame”
Nga George Lord Byron
Shkeputur nga libri me 100 poezi te zgjedhura te gjuhes angleze “Kur buza puthjen e genjeu”, perkthyer nga Rudi Bobrati, Botimet Dudaj, 2006
@botimedudajofficial

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty