PIKTURËPeter Brugel i VjetriPieter Bruegel, I Vjetri, Kulla e Babelit, 1568, Muzeu...

Pieter Bruegel, I Vjetri, Kulla e Babelit, 1568, Muzeu Boijmans van Beuningen, Roterdam

-

Pieter Bruegel, I Vjetri, Kulla e Babelit, 1568, Muzeu Boijmans van Beuningen, Roterdam
Pieter Bruegel, I Vjetri, 1525-1569, eshte nje nga piktoret me te rendesishem dhe me me shume influence te Evropes Veriore te shekullit te 16-te. Ai ka kombinuar peisazhe te medha dhe me detaje te jashtezakonshme me subjektet fetare dhe sociale. Nga Kulla e Babelit dhe Masakra e te Pafajshmeve deri tek martesa e dashur dhe panairi i fshatit. Ai ka bere gjithashtu kompozime te detajuara ku luhen proverbat holandeze, lojrat e femijeve dhe alegorite. Bruegel ishte ekstremisht i dhene pas njerezve te perditshem qe jetonin jetet e tyre te perditshme. Ai ka qene vecanerisht i dhene pas fermereve flamande te cilet paraqiten me kujdes te madh ne veshjet e tyre te thjeshta. Ata shfaqen ne shumicen e pikturave te tij. Qasja e re e Bruegel-it ndaj piktures se peisazhit ka influencuar shume artiste se si te kapin boten natyrale. Ai ka bere gjithashtu seri me stinet dhe muajt e vitit. Kjo veper e jashtezakonshme tregon historine e njerezve te Babilonise te cilet kerkonin te ndertoinin nje kulle qe mund te arrinte parajsen. Sic tregohet tek Gjeneza 11:1 – 9 njerezit ndeshkohen per mendjemadhesine e tyre. Zoti i lejon ata te flasin ne shume gjuhe duke shkaktuar nje konfuzion kaq te madh saqe ata thjesht nuk e perfunduan dot ndertimin e kulles. Kjo veper eshte varianti i 2-te qe Bruegel ka bere mbi kete subjekt. Varianti i pare ndodhet ne Muzeun e Historise se Artit ne Vjene. Te dyja veprat kane detaje te jashtezakonshme dhe paraqesin figura te panumerta te vogla ne pune, duke ndertuar materiale, skela dhe vinca. Forma bazohet ne arkitekturen romake. Rete qe rrethojne kullen dhe anijet e vogla ne liman qe te gjitha ndihmojne per te na permbytur me madhesine e pafundme te projektit madheshtor te ndertimit.
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Burimi: Via @lets_talk_about_art

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty