ARKITEKTURËArkitektët Spanjollë(PJESA 2): ARKITEKTËT SPANJOLLË QË DUHET T’I NJOHIN TË...

(PJESA 2): ARKITEKTËT SPANJOLLË QË DUHET T’I NJOHIN TË GJITHË – Modernizmi në arkitekturën spanjolle

-

(PJESA 2): ARKITEKTËT SPANJOLLË QË DUHET T’I NJOHIN TË GJITHË

Modernizmi në arkitekturën spanjolle

Periudha e parë e arkitekturës spanjolle në shekullin e 20-të është shënjuar nga modernizmi. Arkitektët e tillë si Antoni Gaudí, i frymëzuar njëherësh nga Art Nouveau në Evropë dhe arti Mudejar nga Peninsula Iberike, kanë një stil të pakohshëm dhe mbreslënës. (Arti Mudéjar, gjithashtu i njohur si stili Mudéjar, i referohet një lloj zbukurimi dhe dekorimi i përdorur në mbretëritë e krishtera iberike, kryesisht ndërmjet shekullit të 13 dhe 16.)    

Megjithatë, si një kontrapunktë ndaj modernizimit, u shfaq një stil tipikisht më borgjez, racionalizmi me Le Corbusier në krye të lëvizjes, i cili u fokusua tek nevojat e popullatave gjithnjë edhe më në rritje të qyteteve të mëdha.

Kjo lëvizje e re e planifikimit urban u prezantua në Spanjë me krijimin, në vitin 1930 në Zaragoza,, të Grupit GATEPAC (Grupi i Arkitektëve dhe Teknikëve Spanjollë për Progresin e Arkitekturës Bashkëkohore).

Disa vite më pas, në vitin 1939, u krijua Instituti Kombëtar i Strehimit, i cili dikutonte dhe prezantonte dokumente studimi të tillë si “Ristrukturimi Kombëtar” apo “Plani i Qyteteve”, i cili synonte rindërtimin pas shkatërrimeve të shkaktuara nga lufta.  

Një nga objektivat ishte gjenerimi i një urbanizimi të ri në një linjë me eksodin rural dhe lindjen e klasës së mesme të orientuar drejt konsumit të mallrave.

Gjatë viteve kryesore të diktaturës, arkitektura avantgarde u zhduk nga arkitektura e tipit klasik.

Me ardhjen e demokracisë dhe të fondeve të BE-së arkitektët spanjollë u rishfaqen sërish, duke përfituar nga hapja që kishte ndodhur në mënyrë progresive që nga vitet 1960.

Lojrat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992, Ekspozita Universale në vitin 1993 dhe ndërtimi i veprave të tilla ikonike si Qyteti i Arteve dhe Shkencave në Valencia, Muzeu Guggenheim në Bilbao dhe Tenerife Auditorium shënojnë një epokë të re të artë për arkitekturën spanjolle.

Burimi: https://stacbond.com/us/spanish-architects/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#art #spanisharchitects #architecture #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty