Jam i bindur se letersia, per shkak te veglave te saj, e sidomos te vegjes baze, qe eshte gjuha, eshte me e lire dhe me e pakufishme se piktura. Piktures, per shembull, iu desh te shpenzoje shekuj te tere per te ardhur ne menyre te pavarur te nje fytyre njerezore me tre sy, kurse per letersine shperthime te tilla kane qene si ushtrime te thjeshta qysh ne zanafille.
Natyrisht qe duhet te jem i padrejte dhe vete krahasimi midis tri arteve kryesore: letersise, muzikes dhe piktures duhet te jete po aq i pamundur sa midis pjeseve te gjithesise ku veprojne ligje te ndryshme.
Shkeputur nga Sprova Letrare “Arti si mekat”, nga Ismail Kadare, Botimet Onufri, 2015