POEZILouis AragonSytë e Elsës - Nga Louis Aragon

Sytë e Elsës – Nga Louis Aragon

-

SYTË E TU JANË KAQ TË THELLË SAQË KUR U PËRKULA PËR TË PIRË

TEK TO UNË PASHË TË GJITHË DIEJT E PASQYRUAR TË MEREMENTUAR

Të gjithë shpirtrat e dëshpëruar të vërtitur në buzë të vdekjes

SYTË E TU JANË KAQ TË THELLË SAQË KUJTESA IME HUMBET ATY

NË HIJEN E ZOGJVE TANI HUNGËRIN OQEANI

Pastaj papritur dita pastrohet dhe sytë e tu ndryshojnë

Vera kurbëzon retë mbi rasat e ëngjëjve

Qielli nuk është kurrë aq blu sa përmbi grurë

Më kot erërat ndjekin dhimbjet e blerta

Kur ato vezullojnë me lot, sytë e tu të kthjellët

Xhelozojnë parajsat më pak të ndriçuara pas shirave

XHAMI NUK ËSHTË KURRË KAQ BLU SA KUR THYHET

NËNË E SHTATË VUAJTJEVE

O DRITË E UJSHME

Shtatë brisqe kanë shpuar prizmin e ngjyrave

Drita është më e gjallë kur sëmbon mes lotëve

Irisi i mërzitur zi është më i blunjtë nga dhimbja e saj

SYTË E TU NË FATKEQËSI FORMOJNË NJË RËNIE TË DYFISHTË

KU MREKULLIA E MBRETËRVE ZBULOHET SËRISH

KUR ME ZEMRAT QË RRIHNIN ATA QË TË TRE PANË

PELERINËN E MARISË KAPUR NË DJEPIN E FËMIJËS     

Sytë e Elsës   

Nga Louis Aragon, poet surrealist francez

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Veza (2022) & Skulptura, Lutja (2022) nga Mikel Temo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty