Ne nuk zoterojme kurre asgje ne te vertete
As fuqine tone, as dobesine tone
As zemren tone
Dhe kur ne i hapim krahet tane
Hija jone eshte ajo e nje kryqi
Dhe kur ne perpiqemi te perqafojme Lumturine
Ne e shtypim ate
Jeta jone eshte nje ndarje e huaj dhe e dhimbshme
Nuk ka dashuri te lumtur
Si luftetaret tani te carmatosur
Te pergatitur per nje lavdi me te madhe
Perse te ngrihemi ne mengjes?
Kur ende nuk e dime ne mbremje
Se per cfare jemi ketu?
Perseriti keto fjale dhe mbaji lotet e tu
Nuk ka dashuri te lumtur
Dashuria ime e embel e dashur me shkaterron
E mbaj brenda vetes si nje zog te plagosur
Dhe njerezit nuk e dine, teksa me shohin kur kaloj
Se keto fjale qe i kam tjerre per ty vdesin
Sapo takohen me syte e tu
Nuk ka dashuri te lumtur
Tashme eshte vone per te mesuar se si te jetojme
Le te vajtojne zemrat tona s bashku naten
Per kengen e vogel qe e paguajme me trishtim
Per cdo fergellim qe e paguajme me pendese
Madje edhe nje melodi te embel e paguajme me ngasherime
Nuk ka dashuri te lumtur
Nuk ka dashuri pa dhimbje
Nuk ka dashuri te pamavijosur
Nuk ka dashuri qe nuk mund te zbehet
Madje edhe dashuria e vendit tend
Nuk ka dashuri pa lot
Nuk ka dashuri te lumtur
Por kjo dashuri eshte e jona
Per te dy ne
Nuk ka dashuri te lumtur nga Louis Aragon
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia nga @raylivez