POEZIPablo NerudaMa merr bukën, nëse dëshiron - Nga Pablo Neruda

Ma merr bukën, nëse dëshiron – Nga Pablo Neruda

-

Ma merr bukën, nëse dëshiron,
Ma merr ajrin, por
Mos ma merr të qeshurën tënde.
Mos ma merr trëndafilin,
Lulen shtizë që ti këput,
Uji që papritur
Shpërthen përpara në gëzim,
Dallga e papritur
E argjendtë lind tek ti.
Lufta ime është e vështirë dhe unë kthehem
Me sy të lodhur
Herë pas here pasi ka parë
Tokën e pandryshuar,
Por kur hyn e qeshura jote
Ajo ngrihet në qiell duke më kërkuar mua
Dhe ajo hap për mua
Të gjitha dyert e jetës.
Dashuria ime, në orën më të errët
Buzëqeshja jote
Hapet, dhe nëse papritur
Ti shikon gjakun tim që njollos
Gurët e rrugës,
QESH, SEPSE E QESHURA JOTE
DO TË JETË PËR DUART E MIA
SI NJË SHPATË E FTOHTË.
Afër detit në vjeshtë,
E qeshura jote duhet të ngrejë
Kaskadën e saj të shkumtë,
DHE NË PRANVERË, DASHURI,
E DUA TË QESHURËN TËNDE SI
LULEN QË PO PRISJA,
LULEN BLU, TRËNDAFILIN
E VENDIT TIM QË JEHON.
Qesh me natën,
Me ditën, me hënën,
Qesh me rrugët e përdredhura
Të ishullit,
QESH ME KËTË TË ÇMENDUR TË NGRATË
QË TË DASHURON TY
por kur unë i hap dhe
I mbyll sytë e mi
Kur largohen hapat e mi,
Kur kthehen hapat e mi,
MOHOMA BUKËN, AJRIN,
DRITËN, PRANVERËN
POR KURRË TË QESHURËN TËNDE.
Nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty