POEZIPablo NerudaJo vetem zjarri, Pablo Neruda

Jo vetem zjarri, Pablo Neruda

-

Ah po, me kujtohet
Po…
Syte e tu te mbyllur
Sikur te ishin te mbushur nga perbrenda me drite te terrte
I gjithe trupi yt si nje dore e hapur
Si nje kreshte e bardhe nga hena
Dhe ekstazia
Kur rrufeja na vret
Kur nje kame na plagos ne rrenje
Dhe nje drite na godet floket tane
Dhe kur serish
Ne gradualisht
Kthehemi ne jete
Sikur po dalim nga oqeani
Si nga nje anije e mbytur
Ne kthehemi te plagosur
Midis gurave dhe algave te kuqe te detit
Por ka kujtime te tjera
Jo vetem lule nga zjarri
Por filiza te vegjel
Qe shfaqen papritur
Kur shkoj tek trenat
Apo ne rruge
Te shikoj
Duke lare shamine time
Varur ne dritare
Corapet e mia te grisura
Figura jote ku cdo gje
E gjithe kenaqesia si nje flakerim
Te binte pa te te shkaterruar ty
Serish
Grua e vogel
E cdo dite
Serish nje qenie njerezore
Perunjesisht njerezore
Krenarisht e varfer
Sic duhet te jesh per te qene
Jo trendafili i atyperatyshem
Qe shperben hiri i dashurise
Por e gjithe jeta
E gjithe jeta me sapunj dhe gjilpera
Me aromen qe une dashuroj
Te kuzhines qe ndoshta
Nuk do ta kemi
Dhe ku dora jote
Midis patateve te skuqura
Dhe gojes tende duke kenduar ne dimer
Deri sa te piqet mishi
Do te ishte per mua lumturia e perhershme ne toke
Ah jeta ime
Nuk eshte vetem zjarri qe digjet ndermjet nesh
Por e gjithe jeta
Historia e thjeshte
Dashuria e thjeshte
E nje gruaje dhe e nje burri
Si kushdo tjeter
Jo vetem zjarri, Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Alegoria e fatit, 1943, Safet Zec

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty