POEZIPablo NerudaDhe sepse dashuria lufton - Nga Pablo Neruda

Dhe sepse dashuria lufton – Nga Pablo Neruda

-

Dhe sepse dashuria lufton
Jo vetem ne agronomine e saj qe digjet
Por gjithashtu ne gojen e nje burri dhe te nje gruaje
Do ta mbyll duke u larguar prej atyre qe
Ndermjet gjoksit tim dhe aromes tende
Kerkojne te mbjellin bimen e tyre te erret
Per mua, asgje me te keqe nuk do te te thone ata dashuria ime
Nga sa te kam thene une
Perpara se te te njihja ty
Kam jetuar ne stepa
Dhe une nuk prita dashuri
Une isha shtrire ne pritje dhe iu hodha nje trendafili
Cfare mund te te thone ty ata me shume?
Une nuk jam as nje burre i mire dhe as i keq
Dhe pastaj ata do te te flasin per rrezikun e jetes sime
Qe ti e njeh dhe qe e kemi ndare me pasion
Epo mire, ky rrezik
Eshte rreziku i dashurise
I dashurise se plote per te gjithe jeten
Per te gjitha jetet
Dhe nese kjo dashuri na sjell vdekjen dhe burgun
Jam i sigurt se syte e tu te medhenj
Si kur i puth une
Do te mbyllen me krenari
Me krenari te dyfishte, dashuri
Me krenarine tende dhe me krenarine time
Por me pare ato do te vijne tek veshet e mi
Per te konsumuar dashurine e embel dhe te forte
Qe na lidh
Dhe ata do te thone: “Ajo qe ti do
Nuk eshte nje grua per ty
Perse e dashuron?
Une mendoj se mund te gjesh nje me te bukur
Me serioze, me te thelle
Shume te tjera, a me kupton
Shiko sa e lehte qe eshte
Dhe cfare koke qe ka
Dhe shiko se si vishet
Dhe etj., etj.,
Dhe per keto fraza une do t’u them:
Keshtu te dua, dashuri
Sic vishesh
Dhe se si i ngre ti floket
Dhe se si buzeqesh goja jote
E lehte si uji
I pranveres mbi gurat e paster
Keshtu te dua une ty, e dashur
Bukes nuk i kerkoje qe te me mesoje
Por qe te mos me mungoje ne asnje dite te jetes sime
Une nuk di asgje per driten
Nga vjen dhe ku shkon
Une nuk i kerkoj shpjegime nates
Une pres per te dhe ajo me mbulon
Dhe keshtu ti, buke dhe drite
Dhe hije ti je
Ti erdhe ne jeten time
Me ate qe po sillje
E bere nga drite dhe buke dhe hije te prisja
Dhe keshtu kam nevoje per ty
Keshtu te dua
Dhe per ata qe duan te degjojne neser
Ate qe une s’do t’ua them atyre
Le ta lexojne ketu
Dhe le te terhiqen ata sot
Sepse eshte heret per keto zenka
Neser ne do t’u japim atyre vetem
Nje gjethe nga pema e dashurise sone
E cila do te bjere ne toke
Sikur te ishte bere nga buzet tona
Si nje puthje qe bie nga lartesite tona te pathyeshme
Per te treguar zjarrin dhe embelsine
E nje dashurie te vertete
Dhe sepse dashuria lufton
Nga Pablo Neruda
Përzgjodhi & përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Hans Holbein

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty