POEZIPablo NerudaKaq shume ndodhin ne nje dite, Pablo Neruda

Kaq shume ndodhin ne nje dite, Pablo Neruda

-

Gjate rrjedhes se nje dite
Ne do ta shikojme njeri-tjetrin
Por ne nje dite ndodhin kaq shume gjera
Rrushi shitet buze trotuarit
Domatet ndryshojne lekuren e tyre
Vajza qe te pelqente ty
Nuk u kthye me ne zyre
Pa paraljmerim, postieri ndryshoi
Tani asnje nga letrat nuk eshte me njesoj
Pak gjethe te arta dhe cdo gje eshte ndryshe
Kjo peme eshte bere nje burre i pasur
Kush do te na kishte thene se toka
Me lekuren e saj antike
Mund te ndryshonte kaq shume?
Ajo ka me shume vullkane nga sa kishte dje
Qielli ka kaq shume re te reja
Lumenjte rrjedhin mbrapsht
Dhe sa shume qe eshte ndertuar
Une kam inaguruar me qindra autostrada, ndertesa, ura
Te bukura dhe te brishta
Si anije apo violina
Dhe keshtu, kur une vi tek ty
Per te puthur gojen tende te lulezuar
Puthjet tona duhet te jene puthje te tjera
Gojet tona, goje te tjera
Gezim, dashuria ime, gezim ne gjithcka
Gezim ne ate qe deshton dhe ne ate qe lulezon
Gezim dje dhe gezim sot
Ne ditet qe kane kaluar
Dhe ne ato qe do te vijne
Gezim ne gur dhe gezim ne buke
Gezim ne zjarr dhe gezim ne shi
Gezim ne ate qe ndryshon
Ne ate qe eshte konsumuar serish
Dhe qe rikthehet ne nje puthje
Gezim ne masen e ajrit qe na eshte dhene
Gezim ne masen e tokes qe kemi
Gezim kur jeta jone vyshket
Dhe gjithcka qe na ka mbetur jane rrenjet
Gezim kur era eshte po aq e ftohte sa urrejtja
Sepse atehere, dashuria ime
Ne ndryshojme lekuren tone
Thonjte tane, gjakun tone
Vete syte tone
Atehere ti me puth
Dhe une dal per te shitur driten
Ne rruge te hapur
Gezim per naten
Dhe per diten
Gezim per kater stinet e shpirtit
Kaq shume ndodhin ne nje dite, Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty