Dhe unë, një qenie pafundësisht e vogël,
I dehur me zbrazëtinë e madhe me yje,
E ngjashme me imazhin e misterit,
U ndjeva një pjesë e dëlirë e humnerës
U vërtita me yjet
Zemra ime u përhap nëpër erë.
Nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti