POEZIPablo NerudaPoezia ‘Dashuri’, Pablo Neruda

Poezia ‘Dashuri’, Pablo Neruda

-

Kaq shume dite, oh kaq shume dite
Te te shikoj kaq te prekshme dhe kaq afer
Si te paguaj, me cfare te paguaj?
Pranvera gjaketur
Eshte zgjuar ne pyje
Dhelprat po zgjohen nga tokat e tyre
Gjarperinjte pine vesen
Dhe une shkoj me ty tek gjethet
Ndermjet pishave dhe heshtjes
Duke pyetur veten si dhe kur
Duhet te paguaj per fatin tim
Nga te gjitha gjerat qe kam pare
Dua te vazhdoje te te shikoj vetem ty
Nga te gjitha gjerat qe kam prekur
Eshte mishi yt ai qe dua te vazhdoje te prek
E dashuroj te qeshuren tende te portokallte
Jam i prekur nga psheretima jote kur ti fle
Cfare duhet te bej une, dashuri, e dashura ime?
Une nuk e di se si dashurojne te tjeret
Apo se si kane dashuruar te tjeret ne te shkuaren
Te jem i dashuruar eshte ne natyren time
Ti me kenaq me shume cdo pasdite
Ku eshte ajo? Vazhdoj te pyes une nese syte e tu zhduken
Sa shume kohe qe po i merr! Une mendoj dhe jam i lenduar
Ndjehem keq, jam i cmendur dhe i trishtuar
Dhe pastaj ti vjen
Dhe ti je drite
Qe zbret nga pemet e pjeshkave
Kjo eshte arsyeja perse te dua dhe nuk te dua
Ka kaq shume arsye, e megjithate kaq pak
Sepse dashuria eshte keshtu
Perfshirese dhe e pergjithshme
E vecante dhe tmerruese
E gezueshme dhe e dhimbshme
Qe cerdhon si yjet
E pamatshme si nje puthje
Poezia ‘Dashuri’, Pablo Neruda
Piktura, Nudo ne nje karrige te zeze, 1932, Pablo Picasso
Perzgjodhi dhe perktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty