I pambrojtur, Ugo Foskolo, Letrat e fundit te Jakopo Ortisit, 1798
Nuk pata guxim, jo, nuk pata guxim. Une mund ta perqafoja dhe ta shtrengoja ketu, ne gji. E kam pare duke fjetur: gjumi ia kishte mbyllur ato sy te zinj e te medhenj; por trendafilat e fytyres se saj perhapeshin ate cast me te gjalla se kurre mbi faqet e saj plote vese. Trupi i saj i bukur eshte shtrire mbi nje sofa. Njeri krah sherbente si mbeshtetje per koken, krahu tjeter varej butesisht. E kam pare shume here duke baritur e duke vallezuar. Deri ne thelb te shpirtit tim ka kumbuar harpa dhe zeri i saj, e kam adhuruar plot frike si ta kisha pare tek zbriste nga parajsa – por kaq te bukur sa sot nuk e kam pare kurre, kurre. Veshja e saj me lejonte te shquaja pervijimet e atyre formave engjellore; dhe shpirti im i sodiste dhe – c’te te them me shume? Gjithe zjarri dhe dehja e dashurise me kishin ndezur e degdisur diku jashte vetes. Une prekja si besimtar i flake veshjen e saj; floket e saj eremira, tufezen e vjollcave, qe ajo kishte vene ne mes te kraharorit – po, po, nen kete dore qe eshte shenjteruar kam ndier te rrahe zemren e saj. Une thitha frymen e dihatjes se gojes se saj gjysme te hapur – une isha gati te thithja gjithe epshin e atyre buzeve hyjnore – nje puthje te saj! Dhe do t’i kisha bekuar lotet, qe prej kaq e kaq kohesh pi per hir te saj – por atehere e degjova si psheretinte ne gjume, dhe u terhoqa si te me kishte zmbrapsur nje dore hyjnore.
Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria
Piktura, Lamtumira, 1913, Arthur Hacker
#reading #books #umbertoeco #love #beauty #art #painting #farewell #arthurhacker #enkeledasuti