Grate dhe pasionet, Umberto Eco
Don Zhauni, duke paraqitur thyerjen ne jete te mashtruesit, paraqet nga ana tjeter nje stil te ri gruaje. E njejta gje mund te thuhet per Vdekjen e Maratit, e cila dokumenton nje ngjarje historike, te shkaktuar nga dora e nje gruaje, dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe ne nje shekull, qe shenon daljen e grave ne skenen publike. Kjo shihet edhe ne figurat e pikturuara, kur vendin e grave baroke e zene grate me pak shqisore, por me sjellje me te lirshme, tanime pa korsene frymemarrese dhe me floket qe valeviten lirisht. Ne fund te shekullit te XVIII behet dicka e modes mos mbulimi i gjirit, i cili shpesh tregohet hapur persiper nje rripi qe e mban ngritur dhe qe rrethon belin. Grate e Parisit organizojne sallone dhe marrin pjese, sigurisht jo ne role te dyta, neper debatet qe zhvillohen atje, duke paraprire klubet e revolucionit, por duke ndjekur nje mode, e cila kishte zene fill qe ne shekullin e XVII ne kuadrin e diskutimeve te salloneve lidhur me natyren e dashurise.
Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria
Piktura nga Dante Gabriel Rossetti. Piktura, Ekstazia, 1894, Wladyslaw Podkowinski #reading #books #umbertoeco #art #painting #life #love #beauty #wladyslawpodkowinski #passion #enkeledasuti