PIKTURËAmedeo ModiglianiAmadeo Modigliani, Gaston Madot, 1918, Centre Pompidou, Paris

Amadeo Modigliani, Gaston Madot, 1918, Centre Pompidou, Paris

-

Amadeo Modigliani, Gaston Madot, 1918, Centre Pompidou, Paris

Amadeo Modigliani, 1884-1920, ka qene nje piktor dhe skulptor italian. Portretet dhe nudot e tij jane te famshme per format e tyre te zgjatura dhe te thjeshtezuara. Ne vitin 1909 Modigliani u takua me skulptorin rumun Brancusi. Ai e keshilloi ate qe te studionte skulpturat afrikane. Modigliani realizoi dhe ekspozoi koke te shumefishta ne gur te cilat qartesisht tregojne ndikimin e tij nga skulptura afrikane, egjiptiane, antike etruske dhe greke. Kur Modigliani iu rikthye serish piktures ne vitin 1915 pervoja e tij si skulptor kishte ndryshuar thelbesisht per stilin e tij te pikturimit. Karakteristikat e skulptures se tij: hunde dhe qafe te gjata, tipare te thjeshtezuara, fytyra rrumbullake, sy te zbrazet ne forme bajame, nje perdorim i thjeshte ose monumental i linjes u be gjithashtu tipike per pikturat e tij. Ai gjithashtu eliminoi iluzionin e tredimensionalitetit, refuzoi perdorimin e gradacionit te drites dhe te hijes dhe pikturoi me ngjyra te forta dhe kundershtuese. Pikturat e tij me te vleresuara jane nje seri nudosh te debatueshme femerore qe Modigliani i ka pikturuar ne vitin 1916 dhe 1917. Trajtimi i ngjyres prej tij ishte me e ashper sesa siperfaqet e buta, te perfunduara te shumices se nudove te salloneve te asaj kohe. Boja aplikohet ne goditje te shkurtra te furces, te njome, ne menyre qe furca dhe shenjat gervishtesese jane qartesisht te dukshme, vecanerisht ne menyren se si theksohet lekura. Paraqitja eksplicite e qimeve ne zonat pubike cuan ne mbylljen nga ana e policise te ekspozites se tij te pare dhe te vetme solo ne vitin 1917 mbi baza pahijshmerie. Subjekti ne kete pikture eshte portreti i mikut te Modigliani-t, Gaston Modot. Ata u takuan ne Montmartre ku ata jetonin qe te dy dhe ku u bene miq. Modot ka qene nje aktor dhe regjizor i famshem, dhe ka aktruar ne me shume se 100 filma ne nje karriere te shtrire ne 50 vjet. Modigliani e ka paraqitur ate heret ne karrieren e tij, ne moshen 31 vjecare.

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti. #amadeomodigliani #modigliani #art #painting #neck #elongatedneck #paris #gastonmadot #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty