ARTArt Bashkëkohor(PJESA 5): 5 VEPRA TË ARTIT BASHKËKOHOR QË DUHET...

(PJESA 5): 5 VEPRA TË ARTIT BASHKËKOHOR QË DUHET TË SHIHNI NË NJU JORK – Andy Warhol në MoMA

-

(PJESA 5): 5 VEPRA TË ARTIT BASHKËKOHOR QË DUHET TË SHIHNI NË NJU JORK

Andy Warhol në MoMA

Nga REVISTA ARTSPER  

Viti 1962 u njollos nga vdekja e Marilyn Monroe, ikona amerikane. Megjithëse, Warhol e ka përdorur imazhin e aktores shumë herë në veprën e tij, Marilyn Monroe e Artë dallohet pasi ajo është e vetmja vepër në serigrafi realizuar me ar. Duke përdorur këtë teknikë, artisti është frymëzuar nga ikonat bizantine, duke i dhënë kësaj vepre një ton thuajse festar. Për më tepër, fytyra e Marilyn është e mbuluar me papërsosmëri, gjurmë të vogla në telajo. Gjurmët e hijes së syrit të saj mbulojnë sytë e saj, gjurmët e buzëkuqit mbi buzët e saj janë më të mëdha se goja e saj. Të gjitha këto detaje na bëjnë të ndiejmë se pas kësaj vepre shumëngjyrëshe fshihet një realtitet më i errët i mjeshtrit të Artit Pop. E megjithatë, piktura dhe fotografi të shumta e kanë mbajtur Marilyn Monroe një ikonë të gjallë edhe pas vdekjes së saj.

Imazhi: Andy Warhol (1962), Marilyn e artë

Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/5-contemporary-artworks-you-must-see-in-new-york/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.  

#andywarhol #contemporaryart #edwardhopper #jacksonpollock #judychicago #museum #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty