(PJESA 2): 5 VEPRA TË ARTIT BASHKËKOHOR QË DUHET TË SHIHNI NË NJU JORK
Malick Sidibé në Muzeun Guggenheim
Nga REVISTA ARTSPER
Kjo fotografi mund të jetë fotografia më e famshme e veprës së fotografit malian (nga Mali, në Afrikën Perëndimore). Ajo tregon talentin e pamohueshëm të Malick Sidibé për kapjen e lëvizjes, duke i dhënë atmosferës pavdekësinë e një çasti. I quajtur ‘syri i Bamako-s’, Sidibé është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të fotografisë bashkëkohore afrikane. Ju mund të shihni të gjitha detajet e kësaj vepre ikonike në Muzeun Guggenheim në ‘5th Avenue’.
Imazhi: Malick Sidibé (1963) Nuit de Noël (detaj)
Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/5-contemporary-artworks-you-must-see-in-new-york/
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.
#andywarhol #contemporaryart #edwardhopper #jacksonpollock #judychicago #museum #enkeledasuti