(PJESA 7): 7 PIKTURAT E RAFAELIT QË DUHET TË NJIHNI
Transfigurimi, një nga pikturat e fundit të Rafaelit
Nga Revista ARTSPER
Një odë e vërtetë fetare, Transfigurimi paraqet një episod biblik. Pjesa e sipërme e pikturës përfaqëson metamorfozën e pamjes njerëzore të Krishtit, duke treguar karakterin e tij hyjnor. Në pjesën e poshtme, ne vëzhgojmë çlirimin e një fëmije të pushtuar nga djalli, e performuar nga vetë Krishti.
Pikturat e Rafaelit, ndërmjet parajsës dhe tokës
Pavarësisht jetës së tij të shkurtër, Rafaeli la një gjurmë monumentale në historinë e artit. Piktura, vizatime, fresko dhe monumente arkitekturore, ai ka qenë po aq prodhimtar sa edhe perfeksionist. Duke pikturuar sublimen dhe të shenjtën, ai gjithashtu u kthye në një figurë të shenjtë. Deri më sot, disa e konsiderojnë si një lloj “Zoti të vdekshëm”.
Piktura: Transfigurimi, 1519-1520, Muzetë e Vatikanit, Luisa Ricciarini, Leemage
Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/seven-raphael-paintings-you-should-know/
Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
#art history #painting #renaissance #raphael #enkeledasuti