ARTArtsper(PJESA 4): TË NJOHIM GUSTAV KLIMT - Lëvizja e...

(PJESA 4): TË NJOHIM GUSTAV KLIMT – Lëvizja e Suksesionit Vjenez

-

(PJESA 4): TË NJOHIM GUSTAV KLIMT

Lëvizja e Suksesionit Vjenez  

Nga REVISTA ARTSPER  

Në historinë e artit, Suksesioni i referohet ndarjes së artistëve të lëvizjes avantgarde të artit të fundshekullit të 19-të dhe fillimshekullit të 20-të nga tradita konservatore evropiane. Qëllimi i lëvizjes ishte të ndante vetveten nga peisazhi artistik më akademik dhe zyrtar, duke krijuar shekullin e tyre të artë krijues. Termi suksesion e ka origjinën në histori nga një periudhë aneksimi, shpërbërjeje dhe ndarje e madhe tokash në Evropë në vitet 1800. Ndonëse lëvizja i referohet një fushate ndërevropiane, Suksesioni Vjenez mbetet më influenciali. Qëllimi kryesor i lëvizjes ishte krijimi i një standardi të ri për dizenjimin – një rilindje. Në Vjenë, Gustav Klimt ka qenë shumë influencues në ngritjen e “Stilit të Suksesionit”. Varianti Austriak i Art Nouveau, u themelua nga rreth njëzetë artistë të tillë si Gustav Klimt, J.Hoffmann, J.Engelhart, M. Kurzweil, C.Moll, K.Moser, F. von Myrbach dhe Egon Schiele

Një lëvizje politik

E njohur si Bashkimi i Artistëve Pamorë të Suksesionit, Suksesioni Vjenez ishte gjithashtu edhe tejet politik. Artistët mblidheshin si opozitë kundër kolektivit ‘Künstlerhaus’, një grup artistësh konservatorë, të cilët kufizuan licensimin artistik përmes ushtrimit të kontrollin në tregun e artit. Qëllimet e kësaj lëvizje ishin bashkimi i forcave krijuese të vendit, dhe më gjerë në Evropë, për të advokuar për një shkëmbim ndërkombëtar idesh dhe për të luftuar kundër impulseve nacionaliste që u shafqën në ato kohë.

Më shumë si një fushatë politike, lëvizja kishte vendtakimin e saj, ndërtesën luksoze të suksesionit, si edhe materiale lajmesh me qëllim për përhapjen e fjalës së protestës. Si rezultat, ndërtesa e Sukesesionit, e dizenjuar në vitin 1897 nga Joseph Maria Olbrich, ishte pallati i disa ekspozitave për të ekspozuar veprat e tyre për publikun dhe kundërshtarët. Me gërma të arta sipër hyrjes shkruhet fraza “Der Zeit ihre Kunst. Der Kunst ihre Freiheit (Çdo epokë ka artin e saj. Arti është liri.)”. 

Imazhi: Ndërtesa e Suksesionit

Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/getting-to-know-gustav-klimt/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#contemporaryartist #gustavklimt #viennasecession #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty