ARTArtsper(PJESA 3): TË NJOHIM GUSTAV KLIMT - Periudha e...

(PJESA 3): TË NJOHIM GUSTAV KLIMT – Periudha e pjekur e Klimt

-

(PJESA 3): TË NJOHIM GUSTAV KLIMT

Periudha e pjekur e Klimt

Nga REVISTA ARTSPER  

Në periudhën e tij të pjekur, Klimt filloi të sfidonte traditat e pikturës akademike. Kur Komiteti Këshillimor i Artit të Ministrisë së Arsimit, i kërkoi Klimt dhe Matsch, bashkëpunëtorit të tij për një kohë të gjatë, në vitin 1893 për të dekoruar tavanin e sapondërtuar të Sallës së Madhe të Universitetit të Artit, kishte hezitim nga ana e Klimt-it. Në total, Klimt ka prodhuar tre piktura të mëdha tavani për Sallën e Madhe të Universitetit, të titulluara Filozofia (1897-98), Mjekësia (1900-01) dhe Jurisprudenca (1899-1907). Ato ishin pjesë shumë dekorative, alegorike dhe thellësisht simbolike nëpërmjet të cilave Klimt shpresonte se do të fillone një zhvendosje të konsiderueshme në art. Pikturat e Universitetit të Vjenës nuk u instaluan kurrë dhe shënuan fundin e porosive institucionale për Klimt-in. Pikturat gjeneruan debate të konsiderueshme veçanërisht për shkak të lakuriqësisë së paraqitur. Klimt mund të shihet si një artist, i cili refuzoi të kufizohej nga influencat e jashtme në kërkim të vizionit të tij krijues.

Imazhi 1: Murale e Klimt në Universitetin e Vjenës

Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/getting-to-know-gustav-klimt/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#contemporaryartist #gustavklimt #viennasecession #enkeledasuti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty