(PJESA 3): ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA MINIMALISTE?
Arkitektura Minimaliste përkundrejt Arkitekturës Bashkëkohore
NGA Archdaily.com
Shpesh arkitektura minimaliste dhe arkitektura bashkëkohore ngatërrohen. Shumë njerëz mund t’i përdorin të dyja fjalët për të përshkruar të njëjtin stil. Ndonëse diçka e tillë është e zakonshme, dhe të dy këto stile njihen për dizanjot e tyre të pastra, arkitektura minimaliste dhe ajo bashkëkohore janë, në fakt, disi të ndryshme.
Arkitektura minimaliste i referohet një stili arkitekturor specifik të karakterizuar nga objektivi i saj për të arritur një thjeshtësi sa më të pastër që të jetë e mundur. Në anën tjetër, arkitektura bashkëkohore, është një stil gjithnjë në ndryshim, i cili i referohet tendencave të dizanjove arkitekturore në çdo periudhë kohore të dhënë. Rrjedhimisht, një ndërtesë bashkëkohore e ndërtuar dhjetë vite më parë mund të duket shumë e ndryshme nga një shtëpi bashkëkohore e ndërtuar në vitin 2022. Megjithatë, çfarëdolloj karakteristikash që zotëron një ndërtesë bashkëkohore, ato që të gjitha kanë një objektiv: të bëjë diçka në një mënyrë tërësisht të re. Arkitektura bashëkohore kërkon të ndahet nga dizanjot e zakonshme arkitekturore, duke përdorur karakteristika, forma, dhe teknologji unike dhe të mbushura me imagjinatë.
Burimi: https://www.thespruce.com/what-is-minimalist-architecture-5224419
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.