ARKITEKTURËArkitektura Minimaliste(PJESA 2): ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA MINIMALISTE? - Karakteristikat kyçe

(PJESA 2): ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA MINIMALISTE? – Karakteristikat kyçe

-

(PJESA 2): ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA MINIMALISTE?

Karakteristikat kyçe

NGA Archdaily.com

Arkitektura minimaliste, si aspekte të tjera të dizanjit minimalist, synon reduktimin e rrëmujës pamore dhe të zhurmave sa më shumë që të jetë e mundur, duke e zhveshur një strukturë në minimum. Ky stil fokusohet tek struktura, drita, materialet dhe hapësira. Ajo glorifikon elementët strukturorë thelbësorë të një ndërtese, duke tërhequr vëmendjen tek forma e saj më e thjeshtë. Këtyre strukturave iu mungojnë thuajse tërësisht karakteristikat ornamentale, duke e kthyer  vetë strukturën në një pikë referimi.

Mungesa e ornamenteve nuk do të thotë se këto hapësira nuk paraqesin një interes pamor. Arkitektura minimaliste përdor thjeshtësinë për të krijuar hapësira unike. Këndet, materialet dhe drita e zgjedhur me kujdes, përdoren për të krijuar impaktin më të madh pamor me sasinë më të vogël të artikujve të përdorur. Një aspekt kyç për të arritur këtë është përdorimi i hapësirës boshe. Në stile të tjera, hapësira boshe duket sikur nuk arrin edhe aq shumë, por përdorimi kuptimplotë i këtij elementi në arkitekturën minimaliste, hapësira bosh përdoret për të tërhequr vëmendjet tek elementët arkitekturorë kyç. Paleta e ngjyrave të përdorura në këtë stil komplementojnë konceptin e përdorimit të sa më pak që të jetë e mundur. E bardha, grija, e zeza apo ngjyra të tjera neutrale të qeta, të tilla si ngjyra e kuqerreme, përdoren me tepricë. Përdoren materiale të thjeshta të tilla si çelik, gur, beton dhe xham. Ndonëse këto materiale shpesh kanë ngjyra neutrale që shkojnë shumë me dizanjot minimaliste, ato e mbajnë gjithashtu pjesën kyçe të një ndërtese sa më të thjeshtë që të jetë e mundur, duke lënë jashtë çdo ornament të panevojshëm.

Këndet e thjeshtësuara dhe linjat e pastra përdoren nëpër të gjithë strukturën dhe shpesh përsëriten, duke i dhënë të gjithë ndërtesës një ndjesi apo rend dhe thjeshtësi. Format gjeometrike janë të zakonshme, ndërsa linjat e kurbëzuara, të zbukuruara nuk përdoren, duke qenë se ato do të pakësonin prakticitetin e pastër dhe minimal të arkitekturës minimaliste.  

Burimi: https://www.thespruce.com/what-is-minimalist-architecture-5224419

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty