ARTArtsperREN HANG, FATI TRAGJIK I NJË FOTOGRAFI GJENI

REN HANG, FATI TRAGJIK I NJË FOTOGRAFI GJENI

-

Fotografinë për të mbushur zbrazëtinë e veshëve të mi…

Nga REVISTA ARTSPER

Poezi, sensualitet, bukuri dhe melankoni!

Revolucionalizimi i fotografisë nudo!

Ky artikull i Artsper është tribut për artistin e ti, një fotograf të talentuar, i njohur për origjinalitetin e fotografive te tij nudo. Puna e tij, sa e gjallë dhe e shkurtër ishin një admirim i sensualitetit dhe bukurisë së zhveshur të jetës me melankolinë. Ai vdiq përpara festimit të 30-të vjetorit të tij, por arti i tij poetik vazhdon të jetojë. Ai u bë i famshëm për portretet e tij të gjalla nudo.

Ren Hang revolucionalizoi fotografinë nudo duke e trajtuar trupin fëmëror dhe mashkullor në mënyrë të barabartë, me moskokëçarje, me poezi dhe me humor. Ai i gërshetonte trupat e modeleve të tij për të krijuar fotografi tërheqëse dhe prekëse. Arti i tij ishte një reflektim mbi lakuriqësinë (nudon), eroticizmin, të bukurën dhe më gjerësisht, mbi vet jetën. Fotografitë e tij ishin reflektime të shpirtit të tij të trazuar. Ai ka deklaruar se është bërë fotograf sepse “fotografia mbush zbrazëtinë e veshëve të mi”.

Ai mbante një ditar të cilin e quante “Depresioni i lehtë”

Ren Hang e përballonte ankthin e tij paralizues dhe shqetësimet nëpërmjet fjalëve, duke shkruar. Nëpërmjet fjalive lirike, të cilat ishin njëherësh të trishtuara dhe shqetësuese, ai i rrëfente lexuesve të tij: “Çdo ditë unë zgjohem në mëngjes duke pyetur veten përse jam ende gjallë.” Poema dhe shënime personale të papërpunuara të lidhura me depresionin e tij mbushnin një seksion të plotë në faqen e tij të internetit.  

Ai përdorte gjithmonë të njëjtën kamera për fotografitë e tij

Ren Hang punonte vetëm me një kamera të thjeshtë analoge Minolta, e lehtë për t’u përdorur dhe për ta mbajtur me vete: ai këkronte që të bënte fotografi në mënyrë sa më të lirshme, duke shtypur vetëm një buton. Ky spontanitet e ndihmoi atë që të krijonte imazhe të bukura dhe përfaqësuese: pa asistentë apo ndriçim artificial, fotografitë e tij ishin fragmente jete, të kapura në çast.

Puna e tij ishte shumë e diskutueshme në Kinë, vendi i tij mëmë

Fotografitë e tij erotike dhe argëtuese, nuk i pëlqenin Qeverisë Kineze që i censuroi ato disa herë. Puna e Ren Hang shkaktoi arrestimin e tij disa herë gjatë seancave të tij fotografike. Ndonëse, puna e tij konsiderohej si e rrezikshme nga ideologjia komuniste e Kinës, vet Ren Hang nuk ishte rebel. Fotografi nuk e konsideronte kurrë veten në konflikt me partinë: “Mua më pëlqen të mendoj se, praktika ime artistike shkon përtej fushës politike.” Ren Hang kishte zgjedhur ndjeshmërinë artistike në vend të meritokracisë dhe ekscelencën akademike. Kjo përqasje ishte tashmë një revolucion më vete.    

Ai ka studiuar për marketing, jo për fotografi

Ren Hang mendonte se, studimet e tij ishin të mërzitshme dhe kështu ai filloi të fotografonte miqtë dhe shokët e tij të konviktit për pasionin e tij të porsagjetur. Ai organizonte takime fotografike me modelet amator në pozicione sa më të natyrshme që të ishte e mundur.

Modelet e tij ishin miqtë e tij, dhe më vonë, vizitorët nga faqja e tij e internetit 

Ren Hang shprehej se, ai kishte nevojë për respekt reciprok për realizimin e fotografive të tij në mënyrë sa më natyrale që të ishte e mundshme. Artisti preferonte që të përfshinte njerëz të njohur për të pozuar për fotografitë: madje edhe vet e ëma e tij. Për të ishte jetësore që të punonte në një atmosferë besimi reciprok. E njëjta gjë vlente edhe për njerëzit që aplikonin nëpërmjet faqes së tij të internetit. Për të ishte thelbësore që përpara se të bënte fotografi të fliste me ta.

Ai ka organizuar një ekspozitë me korniza të zbrazëta

Qeveria Kineze i censuroi disa prej fotografitë e tij për shkak të natyrës së tyre pornografike. Madje autoritetet anulluan një nga ekspozitat e tij me motivacionin “Dyshime për seks.” Ata ndaluan ekspozimin e fotografive të tij. Ren Hang iu përgjigj këtij presioni duke organizuar një ekspzitë me korniza të zbrazëta. Më pas ai deklaroi se, “Ideologjitë politike në fotografitë e mia nuk kanë të bëjnë me Kinën. Por është politika kineze ajo që kërkon të përzihet me artin tim.”

Shumica e audiencës së tij është nga jashtë

Megjithëse, Ren Hang nuk ishte sipas shijes së Kinës, vendet e huaja ia hapën krahët e tyre artistit të ri dhe imazhet e tij eksplicite korrën vlerësim mbarëbotëror. Ren Hang ka ekspozuar në FIAC “Panairin Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor) në vitin 2014, në ‘Muzeun Foam’ në Amstredam, si edhe në ‘Muzeun e Fotografisë së Stokholmit’ nga vitit 2016 deri në vitin 2017. Ai ka punuar gjithashtu për shumë revista mode dhe ka krijuar kapakun e “Seksit” për Revistën ‘Inrock’ në verën e vitit 2014.

Ai është krahasuar me Ai Weiwei dhe Ryan McGinley

Për shumë, stili i Ren Hang ishte i ngjashëm me fotografitë e artistit amerikan Ryan McGinley. Që të dy paraqesin trupa të rinj dhe të çliruar, shpesh të rrethuar nga elementë nga natyra. Megjithatë, shumë e konsiderojnë punën e Ren Hang-ut si më “të rëndë” se ajo e artistit amerikan. Ren Hang është krahasuar më shumë me artistin tjetër kinez, Ai Weiwei për personazhin që ai mëshironte. Disa e mendonin Ren Hang si trashëgimtarin artistik të Ai Weiwei-it. Artisti më i madh kinez është gjithashtu i diskutueshmëm në Kinë, megjithëse kundërshtitë e Ren Hang ndaj autoriteteve kineze kanë qenë më pak të dhunshme dhe më pak të drejtëpërdrejta. Këta dy artistë të censuruar nga Qeveria Kineze kanë bashkëpunuar në vitin 2013 për ekspozitën “FUCKOFF” (Pirdhu!”) në ‘Muzeun Groninger’, në Hollandë. Weiwei i kushtoi tribut Hang-ut menjëherë pas vdekjes së tij. Në një intervistë për Revistën TIME, duke folur rret fatit tragjik të një fotografi të ri.

TASCHEN publikoi monografinë e tij në janar 2017

Ky publikim nga Taschen është e vetmja përzgjedhje e disponueshme që përfshin të gjithë artin e Ren Hang. Ajo përfshin fotografitë e tij më të famshme, si edhe shumë fotografi të pabotuara më parë.

(Imazhi 1: Ren Hang, Pallua [Ekstrakt nga Posteri i Ekspozitës në Muzeun Foam])

(Iamzhi 2: Ren Hang, nga Ekspozita “Ajo që bëjmë ne është sekret, 2016)

(Imazhi 3: Ren Hang për Revistën ‘Antidote’, 2016)

(Imazhi 4: Ren Hang për Revistën ‘Beauty Papers’, 2016)

(Imazhi 5: Ren Hang, Mars, 2016)

(Imazhi 6: Ren Hang për Revistën ‘Modern Weekly’, 2016)

(Imazhi 7: Ren Hang, Mami im, 2015)

(Imazhi 8: Ekspozita e Ren Hang në Tokio, 2016)

(Imazhi 9: Ren Hang për ‘FFF Zine’, 2016)

(Imazhi 10: Ren Hang, tetor, 2016)

(Imazhi 11: Ren Hang, Taschen, 2017)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/ren-hang-the-tragic-destiny-of-a-photography-prodigy/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty