ARTDizanj(PJESA 2): SHIRO KURAMATA, BIOGRAFIA - Magjepsja si funksion!

(PJESA 2): SHIRO KURAMATA, BIOGRAFIA – Magjepsja si funksion!

-

(PJESA
2): SHIRO KURAMATA, BIOGRAFIA

Magjepsja
si funksion!

 

Lindur
në Tokio në vitin 1934, Kuramata u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe
pushtimit amerikan të Japonisë. Në vitin 1953, ai u diplomua nga Politekniku i
Tokios, ku ai studio për arkitekturë, dhe më vonë gjeti punë me Teikokukizai,
një kompani vendase e mobilieve. Jo shumë vonë pas kësaj, i riu krijues u
regjistrua në Shkollën e Dizanjit të Kuwasawa-s në Tokio.

 

Qasja
e Kuramata-s ndaj kompozimit të mobilieve dhe interioreve revolucionarizoi
skenën e dizanjit të pas-luftës së Japonisë, ku ai rivlerësoi marrëdhënien
ndërmjet formës dhe funksionit, duke imponuar vetë vizionin e tij të
minimalizmit dhe idealeve surrealiste në objektet e përditshme. “Funksioni i
dizanjit nuk duhet të jetë vetëm nëse ai është praktikë apo jo. Magjepsja
gjithashtu duhet konsideruar si funksion,” ka thënë ai.

 

Nga
viti 1957 deri në vitin 1963, Shiro Kuramata punoi për Maysuya, një dyqan i
madh në Tokio, përpara themelimit të vetë studios së tij, Zyra e dDzanjit Kuramata,
në vitin 1965. Nga çasti kur ai hapi studion e tij të dizanjit deri në vdekjen
e tij në vitin 1991, krijuesi ishte një burim i pashterrshëm frymëzimi për
mobilieritë dhe interioret progresive. Midis bashkëpunimeve më afatgjata të Kuramata-s
janë ato me brandet si Issey Miyake, ku ai dizenjoi shumicën e interioreve të
butikut të kësaj marke nëpër të gjithë botën nga fundi i viteve 1970 deri në
vitet 1990.

 

Burimi:

https://www.elledecor.com/it/best-of/a28007947/shiro-kuramata-works-biography/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty