PIKTURËAsger JornKOLAZH ME THËNIE PËR ARTIN NGA PIERRE ASGER JORN

KOLAZH ME THËNIE PËR ARTIN NGA PIERRE ASGER JORN

-

“TRAJNIMI KRIJUES I
MENDIMIT NDIZET NGA: e papritura, e panjohura, aksidentalja, e çrregullta,
absurdia, e pamundura.” –
Asger Jorn

 

“NE JEMI SHKËNDIJA QË DUHET TË VEZULLOJMË sa më shkëlqyeshëm që të jetë e
mundur.” – 
Asger Jorn

  

“GJITHÇKA ËSHTË NË BATICË KONSTANTE, nga gjendja në gjendje, nga e mira në
të keqe dhe sërish mbrapsht…e vërteta shtrihet vetëm në transmutacion, në
lëvizje të përjetshme.” –
Asger Jorn

  

“NËSE I SHTONI DIÇKA NJË PIKTURE, MOS E BËNI KURRË PËR ARSYE ESTETIKE. Por
vetëm për arsye shprehjeje.” –
Asger Jorn

 

“RËNDËSIA E DIÇKAJE QËNDRON TEK PRANIA E SAJ, TANI DHE KËTU. Unë nuk dua
t’ia di se çfarë ka qenë apo se çfarë do të bëhet. Ajo që ka rëndësi është përvoja
e gjërave, përballja me gjërat.” –
Asger Jorn

  

“TË NDAHESH DHE TË JESH NË GJENDJE TË RRITESH BASHKË SËRISH NË NJË MËNYRË
MË TË MIRË: ky është arti i vështirë.” –
Asger Jorn  

  

“Ne nuk jemi të zhgënjyer sepse ne nuk kemi iluzione…AJO QË NE KEMI DHE
QË ËSHTË FUQIA JONË, ËSHTË GËZIMI YNË NË JETË…në të gjitha apsektet e saj amorale.
Kjo është gjithashtu baza e artit tonë bashkëkohor.” –
Asger Jorn

  

“VEPRA IME BAZOHET NË NJË TRADITË DISI TË NDRYSHME NGA TRADITA
“ECKERSBERG”, një linjë nordike e zhvillimit, e cila nuk është përcaktuar në
mënyrë të qartë dhe të qëndrueshme në literaturën mbi artin. Kjo nuk është një
linjë e drejtë; ajo ka kthesat dhe kurbat më të çuditshme dhe më magjepsëse dhe
përfshin artistë të tillë si Edvard Munch, Ernest Josephson, Hill, Hansen
Jacobsen, Johannes Holbek, Jens Lund, dhe Emile Nolde. Jo të gjithë ata të
njohur në mënyrë të barabartë.” –
Asger Jorn  

 

“AKTI I SHPREHJES SË VETVETES ËSHTË NJË AKT FIZIK. Ai materializon
mendimin.” –
Asger Jorn

 

“TË JESH NJË ARTIST DO TË THOTË TË JESH NJË INDIVID I IZOLUAR.” – Asger Jorn

  

“GJATË ÇDO AKTI ME TË VËRTETË KRIJUES, ARTISTI E GJEN VETVETEN TË PASTREHË.
Për të kapërcyer këtë gjendje, AI DUHET TË THËRRASË REZERVAT E FUNDIT TË FUQISË
SË TIJ.” –
Asger Jorn

 

“Forma dhe substanca janë një dhe e njëjta gjë. FORMA ËSHTË SHPREHJA E
JETËS dhe SUBSTANCA PIKTURA E GJALLË.” –
Asger Jorn

 

“NE NUK PO FLASIM RRETH NJË LLOJI TË RI NJOHJEJE NË LIDHJE ME ARTIN
ABSTRAKT, por më shumë për një fushë të re njohjeje.” –
Asger Jorn  

 

“INTERESI I ARTISTIT NUK MUND TË KUFIZOHET TEK NJË FUSHË E VETME; ai duhet
të kërkojë perceptimin më të lartë të gjithçkaje, të së tërës dhe të detajeve
të saj.” –
Asger Jorn

 

“TA BËSH MATERIALEN T’I FLASË NJERIUT NË EMËR TË NJERIUT, KY ËSHTË QËLLIMI
I ARTIT TË VËRTETË.” –
Asger Jorn

 

“Neve na pëlqen të mësojmë gjithçka që kemi nevojë nga gjeneratat e kaluara,
por NE DUHET TË GJEJMË PËR VETVETEN SE PËR ÇFARË KEMI NEVOJË; askush tjetër nuk
mund ta bëjë këtë për ne.” –
Asger Jorn

 

“NËSE NJË GJUHË SIMBOLIKE VDES, AJO NA TORTURON SI NJË MAKTH, si nje pjesë
orkestrale me njëmijë pjesë që na grin nervat, duke e shqyer mendjen tonë
copash…Ajo është një kufomë pa asnje fuqi apo forcë simbolike.” –
Asger Jorn

 

“NE NUK MUND TË TRASHËGOJMË NJË KËNDVËSHTRIM TË FIKSUAR, TË PALËVIZSHËM TË
JETËS DHE TË ARTIT nga gjeneratat e kaluara.” –
Asger Jorn   

 

“Vetëm situata ime aktuale më ka mundësuar të arrijë detyrën e
jashtëzakonshme për të treguar se USHQIMI I PREFERUAR SI PIKTURËS ËSHTË PIKTURA.”
Asger Jorn

 

“Nuk mund të ketë asnjë çështje të përzgjedhjes së ndonjë drejtimi, por të
PENETRIMIT TË TË GJITHA LIGJEVE KOZMIKE TË RITMEVE, FORCAVE DHE MATERIALES që
janë bota e vërtetë, NGA MË E SHËMTUARA TEK MË E BUKURA, gjithçka që ka
karakter dhe shprehi, NGA MË MIZORJA TEK MË BRUTALJA tek MË E BUTA DHE MË
DELIKATIA; gjithçka që na flet në kapacitetin e saj si jetë.” –
Asger Jorn

 

“Në fillim ishte imazhi.” – Asger Jorn

 

“Për të kuptuar mënyrën magjike të të menduarit, ti duhet të dish të
menduarin jo magjik. Nëse e shihni këtë me qartësi, ju do të shihni se sa shumë
mendime magjike janë elementë të domosdoshëm madje edhe për shkencat natyrale
sot.” –
Asger Jorn

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty