ARTCOBRAKolazh me thënie për artin nga Pierre Alechinsky

Kolazh me thënie për artin nga Pierre Alechinsky

-

“NJË PIKTOR I RI ËSHTË
RRALLË VETËM. Nëse ai është një student arti, ai është në një shkollë arti me
studentë të tjerë. AI NUK E DI ENDE SE NJË DITË AI DO TË DUHET TË PËRBALLET ME
VETVETEN SI NJË KRIJESË VETMITARE TË MBYLLUR NË NJË HAPËSIRË BRENDA KATËR
MUREVE…dhe se ai do të duhet të jetë një qenie vetëlëvizëse, pas asnjë në
krahun e tij.” –
Pierre Alechinsky

  

“KUR UNË PIKTUROJ, UNË ÇLIROJ PËRBINDËSHA. Ata janë manifestimet e të
gjitha dyshimeve, kërkimeve dhe endjeve kuturu për kuptim dhe shprehje që përjetojnë
të gjithë artistët. TI NUK E ZGJEDH PËRMBAJTJEN; TI I DORËZOHESH ASAJ.” –
Pierre Alechinsky

  

“TË JESH NJË ARTIST DHE TË JESH NJË MËSUES JANË DY GJËRA KONFLIKTUESE. Kur
unë pikturoj, puna ime manifeston të papriturën…Në mësimdhënie është krejt e
kundërta. Unë duhet të llogaris çdo rrjesht, formë dhe ngjyrë dhe UNË JAM I
DETYRUAR TË JAP NJË SHPJEGIM PËR TË PASHPJEGUESHMEN dhe të llogaris një
varietet stilesh që studentët prezantojnë.” –
Pierre Alechinsky

  

“SIGURISHT QË, KUR TI PËRBALLESH ME NJË TELAJO, TI NUK JE MË VETËM dhe
ndjesia e vetmisë zhduket. Diçka e tillë mund të jetë një pasazh i dakordësuar
kohe. Në fakt, VETMIA KTHEHET NË NJË LLOJ SHOQËRUESI.” –
Pierre Alechinsky

 

“GJITHÇKA QË JU PIKTURONI MUND TË KTHEHET NË NJË EVIDENCË KUNDËR JUSH.” – Pierre Alechinsky

 

“VETËM GJATË VEPRIMIT INFLUENCOHET IDEJA e lëndës.” – Pierre Alechinsky

 

“Gjëja kryesore është se ne jemi pjesë e realitetit të vetvetes për të
persosur fuqinë tonë për zbulim dhe KJO ÇON NË ZBULIMIN E VETVETEVE TONA
ORGANIKE PA FRIKËN E ZHYTJES SË VETVETES NË TOKË, DET, ZJARR APO AJËR.” –
Pierre Alechinsky

 

“Shprehja e qëllimshme e mjeteve dhe metodave NUK SJELL AUTOMATIKISHT NJË
DIMENSION TË RI VLERE.” –
Pierre Alechinsky

  

“ATA QË VAREN GJERËSISHT NGA DUART E TYRE DHE GJURMËT E BUKURA APO
SHOKUESE TË IMAGJINATËS që ata lenë në telajo…çimento…kjo çon në ndërtimin
e një pikture.” –
Pierre Alechinsky

 

“Njerëzit mendojnë se ti nxjerr një telajo dhe pikturon çdo herë që ke
kohë. Por ti nuk mundesh. ARTI KOMERCIAL DHE PIKTURA JANË TOTALISHT TË
NDRYSHME. PIKTURA KA NJË QASJE TJETËR MENDORE. Duhet të jesh në qëndrimin e
duhur, në gjendjen e duhur të humorit.” –
Pierre Alechinsky

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty