ARTChristie's(PJESA 9): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR...

(PJESA 9): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY – Por ai nuk rreshti kurrë së pikturuari

-

(PJESA 9): 10 GJËRA QË
DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Por ai nuk rreshti kurrë së pikturuari

 

Nga Prestigjozja
SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 


vitin 2001, kur ishte në moshën 73 vjeçare, cikli epik i pikturave të Cy Twombly,
Lepanto, u ekspozua në Bienalen e Vencias. Ai ishte komisionuar nga drejtori i
saj, kuratori i njohur zviceran, Harald Szeemann (1933-2005), për të prodhuar
një vepër sipas zgjedhjes së tij.  Szeemann
e kishte admiruar për dekada me rradhë krijmtarinë e Twombly-t, duke komentuar
në vitin 1987: ‘në letër, në telajo, dhe në struktura skulpturore – veprat e
tij përmbajnë një freski shpikjeje spekulative, e megjithatë ato mbajnë brenda
vetes farat e përjetësisës’.

 

Twombly
zgjodhi si subjekt të tij një betejë vendimtare në bregdetin grek, ku në vitin
1571 një flotë spanjolle dhe anijesh veneciane mundën marinën osmane. Vepra
rezultuese ishte një tur force: 12 piktura abstrakte shumëngjyrësehe të
trazuara, të cilat në lëvizje paraqesin tmerrin që po shpaloset nga ky takim,
përballje. Të njëjtin vit, juria e Bienalës i prezantoi atij çmimin e Luanit të
Artë për arritje për jetë.

 

Twombly
tashmë kishte marrë prestigjozen ‘Praemium Imperiale’ nga Japonia në vitin
1996, dhe u bë kavalier nderi i Legjonit të Nderit të Francës në vitin 2010,
vitin përpara vdekjes së tij. Luvri e komisionoi atë për të pikturuar një vepër
mbi tavanin e Sallës së Bronzit, e cila përfundoi në vitin 2010. Në atë koshë,
ai ishte vetëm artisti i tretë i gjallë i ftuar për të përmirësuar një nga
pjesët e brendshme të muzeut.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty