ARTChristie's(PJESA 8): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR...

(PJESA 8): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY – Ai ishte gjithashtu një skulptor dhe fotograf i madh

-

(PJESA 8): 10 GJËRA QË
DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Ai ishte gjithashtu një skulptor dhe
fotograf i madh

 

Nga Prestigjozja
SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Ndonëse
ai njihet më shumë për pikturat e tij, Twombly ka bërë gjithashtu skulptura dhe
mijëra vizatime dhe ka qenë i dhënë pas fotografisë.

 

Ndryshe
nga pikturat e tij, të cilat variojnë në madhësi nga të mëdha në monumentale,
skupturat e tij janë më së shumti modeste në madhësi. Ato përbëhen nga
materiale të gjetura dhe zakonisht janë me ndërtim të thjeshtë, duke i ngjarë
shpesh totemeve, altarëve apo faltoreve, dhe zakonisht janë të veshura në allçi
apo bojë të bardhë, duke i dhënë atyre një prani të mbinatyrshme. Ai ndaloi së
bëri skulptura për 17 vjet pas vitit 1959, por e rifilloi atë me gjallëri të
madhe në vitet 1970. I pyetur mbi boshllëkun e tij nga Serota, ai u përgjigj,
tipikisht në mënyrë të mistershme, “Nuk e di. Sepse nuk do të kem dashur.”

 

Twombly
ka bërë gjithashtu shumë fotografi dhe Polaroid-e, ndonjëherë për të ushqyer artin
e tij, por shpesh ato janë rekorde të punëve në progres në studion e tij apo
për t’i kujtuar atij vendet apo miqtë.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty