ARTArt DixhitalPJESA 6: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT? -...

PJESA 6: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT? – Po rreth NFT-ve (Imazhet Simbolike të Pakëmbyeshme)?

-

PJESA 6: CILA
ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT?  

Po
rreth NFT-ve (Imazhet Simbolike të Pakëmbyeshme)?

 

Nga Revista
ARTSPER

 

Për
ta përmbyllur, shfaqja e artit dixhital, dhe veçanërisht ngritja e NFT-ve, po i
errëson edhe më tej kufijtë e veprave të artit. Ndonjëherë është e vështirë të
dallojmë nëse një “CrytpoPunk” (si në këtë imazh) është më afër një vepre arti,
apo ndaj një karte shumë të rrallë “Pokémon”.

 

Por
nëse arti është një reflektim i shoqërisë sonë, le të mbetemi ne syhapur rreth
asaj që karakterizon kohët tona. Komoditeti dhe shoqëria e ‘qejfit’ janë kthyer
në totemat e saj. Dhe do të ishte e habitshme nëse këto manifestime artisitike
janë përfundimisht ato që do të rezonojnë më shumë në të ardhmen.

 

Mundësitë
artistike të lidhura me evolucionet sociale dhe teknologjike janë virtualisht
të pakufishme, dhe është shumë e vështirë të vlerësojmë se cila dhe si do të
jetë e ardhmja e artit. Ka kaq shumë koncepte rreth asaj që mund të shënjojë
kohët tona, por vetëm një ‘parashikues’ do të ishte i aftë të shihte një
trajektore lineare. Kështu, le të përpiqemi të mbajmë të hapura sytë, dhe veçanërisht
mendjet tona.   

 

Imazhi:
Cryptopunks 

 

Përkufizim:
Një NFT është një aset dixhital që përfaqëson objektet e botës reale si art,
muzikë, artikujt në lojra dhe video. Ato blihen dhe shiten online, më shpesh me
kriptomonedha, dhe përgjithësisht ato janë të koduara me të njëjtin program
kompjuterik si shumë kripto.

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-the-future-of-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty