ARTChristie's(PJESA 6): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR...

(PJESA 6): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY – Minimalistët nuk i pëlqenin veprat e tij, por muzetë dhe studiuesit i adhuronin ato

-

(PJESA 6): 10 GJËRA QË
DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Minimalistët
nuk i pëlqenin veprat e tij, por muzetë dhe studiuesit i adhuronin ato

 

Nga Prestigjozja
SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S   

 

Veprat
e hershme të Twombly-t tërhoqën kriticizëm, madje edhe u përqeshën. Në vitin
1964, katër vite pas shfaqjes së tij të fundit në Nju Jork, Castelli ekspozoi ‘Nëntë
diskutimet e tij mbi Commodus-in’, një suitë me nëntë piktura. Në një
qytet tani të magjepsur nga Arti Pop dhe Minimalizmi, veprat çmendurisht
ekspresioniste të Twombly-t, me referencat e tyre klasike, i dukeshin disave të
parëndësishme. Artisti minimalist dhe kritiku Donald Judd ishte veçanërisht i
ashpër: ‘Tek këto piktura nuk ka asgjë,’ shkruante ai.

 

Pavarësisht
vlerësimeve të tij të ashpra, interesi institucional dhe i studiuesve në veprat
e Twombly-t vazhdoi të rritej. Veprat e tij ishin shfaqur në Bienalen e Venecias
në vitin 1964, dhe studimi i parë madhor i veprave të tij u mbajt në Qendrën e
Artit Milwaukee në vitin 1968, kur Twombly ishte 40 vjeç.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty