ARTChristie's(PJESA 5): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR...

(PJESA 5): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY – Ai ka qenë i frymëzuar nga kultura klasike

-

(PJESA 5): 10 GJËRA QË
DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Ai ka qenë i frymëzuar nga kultura
klasike

 

Nga Prestigjozja
SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Twombly
ishte i magjepsur nga historia, mitologjia klasike dhe poezia. Kjo bëri që ai të
vendosej në Itali në vitin 1957, ku ai mund të jetonte mes rrënojave antike të
Romës dhe të gëlltiste atmosferën mesdhetare.  

 

Vitet
që pasuan panë një ndryshim dramatik në stilin e Twombly-t. Pikturat e tij të
fillim viteve 1960 u bëmë më shumëngjyrëshe dhe më kaotike, duke qenë se ai
filloi të përdorte vaj. Ato kanë shumë më shumë shenja të variueshme, dhe fusha
të mëdha të sfondit janë lënë të paprekura, duke i dhënë pikturës si ato të
serisë së tij skatologjike – Ferragosto – të vitit 1961 një impakt të thellë.

 

Me
progresimin e karrierës së tij, Twombly rivizitoi paletën e tij të kufizuar dhe
pikturat e tij novatore të viteve 1950, të tilla si serinë ‘dërrasa e zezë’,
pikturuar ndërmjet viteve 1967 dhe 1971. Por ai prodhoi gjithashtu edhe vepra
gjithnjë edhe më të harlisura të tilla si “pikturat e gjelbra” të viteve 1980,
dy variantet e tij të ‘Quattro Stagioni’ (Katër Stinët) në vitet 1990, Lepanto,
dhe serinë e tij Bakusi, të pikturar në vitet 2000.

 

Zakonisht
ai punonte me seri, duke sksploruar me themel një tematikë për një periudhë
disa vjeçare dhe më pas duke pushuar, ndonjëherë për disa vite, përpara se të ndërmerrte
një drejtim të ri.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty