ARTArt DixhitalPJESA 1: ANA E ERRËT E TREGUT TË ARTIT...

PJESA 1: ANA E ERRËT E TREGUT TË ARTIT DIXHITAL – Pasojat ekologjike të NFT-ve (Imazhet Simbolike të Pakëmbyeshme)

-

PJESA 1: ANA E ERRËT E
TREGUT TË ARTIT DIXHITAL

Pasojat
ekologjike të NFT-ve (Imazhet Simbolike të Pakëmbyeshme)

 

Nga Revista ARTSPER 

 

Gjithnjë edhe më shumë,
forma NFT e artit kripto është përgjegjëse për miliona tonë emisione karbon
dioksidi të cilat po nxehin planetin të gjeneruara nga kriptomonedhat. Në këtë
artikull Artsper heton mbi të ashtuquajturën anë të errët të tregut të artit
dixhital, duke hetuar pasojat ekologjike të NFT-ve.

 

Kohët
e fundit, NFT-të kanë qenë nëpër lajme dhe jo gjithmonë për arsyet e duhura.
Imazhet simbolike të pakëmbyeshme (NFT-të), ju lejojnë të blini dhe shisni pronësinë
e artikujve dixhital unik. Këto mund të marrin formën e vizatimeve, GIF-eve të
animuara, këngëve apo video lojërave. Pronarët mund të ndjekin shumimin e
NFT-ve nëpërmjet një ‘blockchain-i’. Titujt e kohëve të fundit janë disa meme
me profil të lartë si “Mjaullima e Maces” dhe syzet “Merru me të”. Këto NFT, po
shiten për miliona dollarë nëpër ankande.

 

Katastrofa
natyrore e lënë pas në kuadër të stuhisë së tregut të artit dixhital që po
specializohet në NFT, ka filluar të raportohet edhe në media. Në këtë artikull,
vihet në pikëpyetje natyra e mediumit të artit dixhital si një skemë piramidale
e makthit ekologjik.

 

Përkufizim:
Një NFT është një aset dixhital që përfaqëson objektet e botës reale si art,
muzikë, artikujt në lojra dhe video. Ato blihen dhe shiten online, më shpesh me
kriptomonedha, dhe përgjithësisht ato janë të koduara me të njëjtin program
kompjuterik si shumë kripto.

 

Imazhi
1: NFT “Mjaullima e Maces”, 2011 © nytimes.com

 

Imazhi 2: Pasojat ekologjike
të NFT-ve © bestpractice.biz

 

Imazhi 3: NFT, syzet “Merru
me të”

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-dark-side-of-the-digital-art-market-the-ecological-consequences-of-nfts/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty