ARTChristie's7 GJËRA TË RËNDËSISHME QË DUHET TË DINI RRETH...

7 GJËRA TË RËNDËSISHME QË DUHET TË DINI RRETH FIRMAVE TË ARTISTËVE – Firmat mund të jenë të dobishme për datimin e veprave (PJESA 2)

-

7 GJËRA TË RËNDËSISHME QË DUHET TË DINI RRETH FIRMAVE TË
ARTISTËVE

Firmat
mund të jenë të dobishme për datimin e veprave 

(PJESA 2)

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

3

Firmat
mund të jenë të dobishme për datimin e veprave 

 

‘Varieteja
e firmave që mund të përdorë një artist janë pa fund,’ sipas John Castagno, një
artist dhe ekspert i njohur i cili ka prodhuar 17 libra referencë, duke
kataloguar firmat e artistëve përgjatë historisë, si edhe ofrimin e shërbimeve
të plota këshilluese ndaj muzeve, galerive dhe koleksionistëve.  

 

‘Volumi
im i parë përmbante më shumë sesa 10,000 hyrje,’ shpjegon ai, ‘ku shumë artistë
përdorin simbole dhe variacione mbi emrat e tyre. James McNeill Whistler kishte
shumë stile të ndryshme [ai ka qenë i mirënjohur për përdorimin nga ana e tij të
motivit të fluturave jo vetëm në artin e tij, por gjithashtu në korrespondencën
e tij personale]. Në raste të tjera, shenjat janë thuajse të padukshme, të tilla
si tek Jean-Michel Basquiat. Ai ka pasur dy firma origjinale (skripte) të cilat
kanë qenë virtualisht të pamundura për t’u lexuar, së bashku me variantin e
printuar.’                           

 

Megjithëse,
këto variacione mund të duken konfuzuese, ato mund të jenë në fakt shumë të
dobishme kur vjen puna tek datimi i veprës, ‘Picasso është një shembull i
madh,’ thotë specialisti i Artit Impresionist dhe Modern të Christie’s, Allegra
Bettini. ‘Në karrierën e tij të hershme, ai nënshkruante duke përfshirë emrin e
tij të mesëm P R (apo Ruiz) Picasso, ndërsa më vonë ai e la këtë dhe zhvilloi
një variant më zbukurues.

 

‘Gjatë
periudhës së tij kubiste analitike ai ndali së nënshkruari pjesët e përparme të
telajove krejtësisht me qëllim për të mos i pakësuar vlerën vetë artit, ndërsa
më vonë ai adoptoi firmën e tij të famshme, të plotë me një vizë nënvizuese.
Kjo përdorej gjithashtu edhe si një simbol për të komunikuar që vepra kishte përfunduar.’

 

Imazhi:
James McNeill Whistler (1834-1903), Dizanjo fluturash, 1890-99. Shtatë
vizatime, stilolaps dhe bojë, bojë e bardhë, dhe grafit, me katër riprodhime në
printime fotomekanike. 

 

Burimi:https://www.christies.com/features/7-things-to-know-about-artist-signatures-8365-1.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty