ARTChristie's7 GJËRA TË RËNDËSISHME QË DUHET TË DINI RRETH...

7 GJËRA TË RËNDËSISHME QË DUHET TË DINI RRETH FIRMAVE TË ARTISTËVE – Gjithçka filloi me Rilindjen & Firmat mund të jenë një pjesë e procesit artistik (PJESA 1)

-

7 GJËRA TË RËNDËSISHME QË DUHET TË DINI RRETH FIRMAVE TË
ARTISTËVE

Gjithçka
filloi me Rilindjen & Firmat mund të jenë një pjesë e procesit artistik

(PJESA 1)

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

1

Gjithçka
filloi me Rilindjen

Firmat
e artistëve u përhapën fillimisht gjatë Rilindjes së hershme, e cila pa kalimin
e prodhimit të artit nga sistemet koperative të esnafëve në kremtimin e
krijmtarisë individuale. Një firmë ishte mënyra e përsosur për të diferencuar
talentin e artistit nga ajo e kolegëve bashkëkohës më pak të talentuar.

 


rastin e Albrecht Dürer, monogrami i famshëm i të cilit paraqitej në mënyrë
dominante në çdo gjë, duke filluar nga kyreveprat deri tek skicat e nxituara,
marka e tij tregtare ‘AD’ ishte kaq e famshme saqë ai shkoi në gjygj në
Nuremberg dhe Venecia në një përpjekje të suksesshme për të mbrojtur autorësinë
e tij, duke rezultuar në përhapjen pasuese të printimeve me copyright të
etiktuara ‘pas Dürer’.

 

2

Firmat
mund të jenë një pjesë e procesit artistik

‘Unë
kam punuar me artistë të cilët i përdorin firmat si një shënim ndaj vetvetes,’
thotë Sid Motion, që punon me artistët bashkëkohorë me galerinë. ‘Është një mënyrë
për të thënë, “Kjo vepër është e plotë, mos e ripunoni”. Është një shenjë e
ndershme, personale që i ndalon ata nga rikthimi pafund tek një pjesë.’   

 

Zakonisht
firmat përdoren gjithashtu për të mbajtur një regjistër të kohës, vendit dhe
mediumit (teknikës), si edhe të simbolikës së një vepre të përfunduar. Për
shembull, ‘Ben Nicholson (piktor anglez) ka regjistruar një mori informacioni
në pjesën e mbrapme të pikturave të tij’ thotë Rachel Hidderley, Drejtor i
Lartë i Artit Modern Britanik dhe Irlandez. ‘Ai jo vetëm që i nënshkruante, titullonte,
dhe vendoste datat e veprave të tij, por ndonjëherë madje edhe rendiste ngjyrat
që përdorte, apo adresën se ku do të dërgohej vepra e tij.’    

 

Burimi:https://www.christies.com/features/7-things-to-know-about-artist-signatures-8365-1.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty