ARKITEKTURËBauhausLËVIZJA AVANTGARDE E ARTIT: DE STIJL - Piet Mondrian,...

LËVIZJA AVANTGARDE E ARTIT: DE STIJL – Piet Mondrian, Theo Van Doesberg, Gerrit Rietveld besonin se arti duhet të ketë një fuqi transformuese

-

LËVIZJA AVANTGARDE
E ARTIT: DE STIJL

Piet Mondrian, Theo Van Doesberg, Gerrit Rietveld besonin se arti duhet të
ketë një fuqi transformuese

 

Nga REVISTA ARTLAND

 

“Me bashkimin e arkitekturës, skulpturës dhe pikturës do të krijohet një
realitet i ri plastik.” – Piet Mondrian

 

Çfarë është De Stijl?


vitin 1917, dy artistë pioner abstrakt holandez, Piet Mondrian dhe
Theo van Doesburg, themeluan De Stijl. Fillimisht një publikim, De Stijl, që do
të thotë ‘Stil’ në gjuhën holandeze, ishte një Revistë ku artistët promovuan idetë
e tyre mbi artin dhe abstraksionin. Shumë shpejt De Stijl u kthye në një lëvizje
të plotë, e cila advokonte një gjuhë pamore të përbërë nga forma të sakta
gjeometrike (kryesisht linja të drejta, katrorë dhe drejtkëndësha) dhe ngjyrat
kryesore.  

 

Periudha kyçe: 1917 – 1931

Rajonet kyçe: Hollandë

Fjalët kyçe: forma gjeometrike, ngjyrat kryesore, formë dhe funksion, Neo-plasticizëm,
spiritualitet, rikthimi në rend

Artistët kyç: Piet Mondrian, Theo van Doesburg, Bart van der Leck,
Vantongerloo, Vordemberge-Gildeëart, Gerrit Rietveld, JJP Oud

 

“Ne flasim për pikturën konkrete dhe jo abstrakte sepse asgjë nuk është më
konkrete, më reale se sa një linjë, një ngjyrë, një sipërfaqe.” – Theo van
Doesburg

 

Idetë kyçe të De Stijl

Si
shumë lëvizje të tjera avantgarde të artit të kohës, De Stijl ishte një reagim
kundër tmerreve të Luftës së Parë Botërore. AJO ISHTE UTOPIKE NË NATYRË NË
KUPTIMIN SE ANËTARËT E DE STIJL BESONIN SE ARTI DUHET TË KETË NJË FUQI
TRANSFORMUESE. Për ta, arti ishte një mjet drejt shëlbimit social dhe shpirtëror.

 

Arti De Stijl shihej si një gjuhë pamore universale e cila
përshtatej me atë që kërkonin artistët e saj për epokën moderne: një rend botëror
të ri, më shpirtëror. Gjuha pamore e artistëve De Stijl përbëhej nga format
gjeometrike të cilat realizoheshin me saktësi. Ata po kërkonin për ligjet që
udhëheqin harmoninë e botës, dhe kërkonin t’i shfaqnin ato përmes artit të tyre
– linjat e tyre, katrorët dhe drejtkëndëshat në ngjyrat kryesore.

 

Artistët e De Stijl punuan në një gamë të gjerë mediash tek
artet e bukura dhe të aplikuara. Ata synonin një përzierje ideale të formës dhe
funksionit, rrjedhimisht duke u fokusuar jo vetëm tek piktura dhe skulptura,
por shtrirja e vizionit të tyre artistik tek të gjitha format e tjera të artit
duke përfshirë letërsinë, muzikën, tipografinë dhe dizanjin industrial.

 

Neo-plasticizmi

Piet Mondrian
i erdhi temri “de nieuwe beelding”, e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht si
Neo-plasticizëm. Mondrian publikoi esenë e tij “Neo-plasticizmi në Artet
Pikoreske”
në De Stijl, ku ai shkroi:

 

“Si një përfaqësim i pastër i mendjes njerëzore, arti do ta shprehë
vetveten në një formë estetikisht të pastruar, që do të thotë, abstrakte. Rrjedhimisht,
ideja e re plastike nuk mund të marrë formën e një përfaqësimi natyror apo
konkret – kjo ide e re plastike do të injorojë veçanësitë e shfaqjes, që do të
thotë, formës dhe ngjyrës natyrale. Ajo duhet të gjejë shprehinë e saj në
abstragimin e formës dhe ngjyrës, që do të thotë, në linjat e drejta dhe në
ngjyrat kryesore të përkufizuara qartësisht.”  

 

Mondrian
e pa Neo-plasticizimin si një art ideal ku elementët bazikë të pikturës u përdorën
në gjendjen e tyre më të pastër dhe më thelbësore. U përdorën vetëm ngjyrat
kryesore, jo ngjyrat, katrorët, drejtkëndëshat, linjat e drejta, horizontale
dhe vertikale. Deri në ndarjen e De Stijl në vitin 1923, Neo-plasticizmi u
zbatua gjithashtu në punën e artistëve të tjerë të De Stijl.  

 

Mosmarrëveshjet ndërmjet Mondrian dhe Van Doesburg

Mondrian
u tërhoq nga De Stijl në vitin 1923, i tërbuar nga adoptimi nga ana e Van
Doesburg të elementëve diagonal në veprën e tij. Van Doesburg këkronte të shtonte
më shumë varietet, lëvizje dhe energji në lëvizje dhe rrjedhimisht kishte
zhvilluar “Elementarizimin”, me të cilën ai u përpoq ta modifikonte natyrën
dogmatike të këndvështrimit sipas tij të Neo-plasticizmit të Mondrian-it, duke
përfshirë diagonalet. Mondrian refuzoi të pranonte ndarjen e tij nga pastërtia
dhe saktësia, duke e quajtur herezi atë që po bënte Van Doesburg. Mondrian
vazhdoi me mënyrën e tij, i ndarë nga De Stijl, duke përfunduar në fund në Nju
Jork në vitin 1940. Van Doesburg vazhdoi me publikimin deri në vdekjen e tij në
vitin 1931.

 

Por
Van Doesburg kishte qenë i interesuar në eksplorimin e mënyrave të ndryshme
shumë më përpara ndares diagonale dramatike. Në fakt, në njërën anë ai ishte një
anëtar kyç i De Stijl, ndërkohë që, nga ana tjetër, ai ishte një anëtar i
apasionuar dhe aktiv i DADA-s.  Në filim
të vitit 1920, Van Doesburg publikoi një poemë DADA në De Stijl si alter ego e
tij DADA I.K.Bonset. Në vitin 1923, Van Doesburg dhe bashkëshortia e tij Nelly,
e cila sapo ishte kthyer nga Gjermania, shkuan në një tour DADA nëpër Hollandë
me Kurt Schwitters, duke përformuar së bashku në 10 qytete të ndryshme.

 

VEPRAT IKONIKE TË DE STIJL

 

Kompozimi II në të kuqe, blu dhe të verdhë, 1930, Piet Mondrian

Kjo
është një nga veprat e Mondrian në serinë e tij të Kompozimeve, dhe përfaqëson
pastërtinë dhe maturinë e tij më të lartë në artin e tij. Linja të trasha të zeza
të prera ndërmjet fushave me ngjyra, duke krijuar katrorë dhe drejtkëndësha vetëm
me ngjyra dhe jo ngjyra kryesore.  

 

Ritmi i një Valltareje Ruse, 1918, Theo van Doesburg

Përdorimi i ngjyrave kryesore dhe drejtkëndëshave nga Van
Doesburg të krijuara nga linja të drejta horizxontale dhe vertikale janë një
reflektim i dëshirës së tij për të zbërthyer pikturën në ngjyrat dhe format më
të thjeshta. Një valltare ruse e portretizuar në mënyrën më zhveshur, thjeshtësuar.

 

Kundër Kompizim V, 1924, Theo van Doesburg

Van Doesburg filloi me prezantimin e Kundër Kompozimeve të
tij në vitin 1924. Këto vepra identifikuese për të mishëronin dëshirën për të lëvizur
përtej konstruksioneve të tij De Stijl, duke prezantuar linja diagonale. Në këtë
Kundër Kompozim V, ai ka shtuar gjithashtu trekëndësha gri përballë ngjyrave
dhe jo ngjyrave kryesore strikte.
 

 

Shtëpia “Rietveld-Schröder”, 1924, Gerrit Rietveld

Gerrit Rietveld dizenjoi shtëpinë e tij “Rietveld-Schröder”
në vitin 1924, duke ndjekur dëshirat specifike të së vesë Truus
Schröder-Schräder që të kishte një shtëpi ku ajo mund të vajtonte vdekjen e
bashkëshortit të saj hapur me fëmijët e saj dhe për të jetar në një mënyrë që
ndahej nga të gjitha traditat e asaj kohe. Ajo kërkone thjeshtësi dhe një hapësirë
që e çlironte dhe jo që e kufizonte atë. Ata punuan së bashku për të gjetur
dizanjin e përsosur për shtëpinë. Në një harmoni me De Stijl, Rietveld krijoi tranzicione
fluide ndërmjet pjesëve të jashtme dhe të brendshme të shtëpisë, duke përdodur
linja të pastra horizontale dhe vertikale, ngjyrat dhe jo ngjyrat kryesore.

 

Trashëgimia e De Stijl dhe influencat e saj tek lëvizjet e
tjera të artit

De Stijl ka influencuar në mënyrë të konsiderueshme lëvizje
të tjera arti. Disa nga anëtarët e De Stijl, duke përfshirë Theo van Doesburg, dhënë
mësim tek Shkolla Bauhaus. Rrjedhimisht, ai kishte një influencë madhore tek
arkitektura dhe dizanji Bauhaus.  

 

Për më tepër, gjuha pamore gjeometrike dhe ideja e formës
që ndjek funksionin dhanë një impakt të konsiderueshëm mbi lëvizjen
arkitekturore nga vitet 1920 dhe 1930 të njohur si “Stili Ndërkombëtar”, me
aktorë kryesorë Mies van der Rohe, Walter Gropius dhe Le Corbusier. Për më tepër,
shumë nga ndërtesat e Rietveld mbanin elementë të De Stijl shumë gjatë pasi kjo
lëvizje nuk ekzistonte më. Gjurmët e De Stijl mund të gjurmohen deri në Shtetet
e Bashkuara, ku përfundoi Mondrian. Ekspresionistët Abstrakt, dhe Minimalistët
secili më vete gjetën frymëzim tek pinoerët e abstraksionit holandez, Mondrian dhe
Van Doesburg.

 


fundmi, De Stijl është përdorur gjerësisht si një referencë në kulturën
popullore dhe është përfshirë në modën e lartë në formën e Funstanit Mondian të
Yves Saint Laurent dhe Koleksionin AW 2011 të Prada-s. Kjo është një lëvizje arti
e cila ka vazhduar të përkthehet në të gjitha fushat krijuese, madje edhe sot.

 

Çfarë është de Stijl?

De Stijl, që do të thotë ‘Stil’ ishte një lëvizje arti e
zhvilluar në Hollandë në shekullin e 20-të. Duke përfhisrë pikturën, arkitekturën
dhe dizanjin, de Stijl u themelua nga Piet Mondrian dhe Theo van Doesberg në
vitin 1917, e bazuar tek idealet strikte të gjeometriksë vertikale dhe
horizontale.

A ishte abstrakte De Stijl?

De Stijl advokonte një estetikë minimale dhe të thjeshtë,
e cila përbëhej nga format jo objektive, mbi premisat e elementëve pamorë bazik
të linjave horizontale dhe vertikale dhe ngjyrave kryesore.

Ku e ka origjinën de Stijl?

De Stijl e ka origjinanë në Leiden, Hollandë, në vitin
1917.

Cilët janë artistët kryesorë të De Stijl?

De Stijl u themelua nga Piet Mondrian and Theo Van
Doesberg, por përfshinte gjithashtu arkitektin Gerrit Rietveld.

 

(Piktura 1): Piet Mondrian, Kompozim IV në të kuqe, blu dhe të verdhë, 1929

 

(Piktura 2): Piet Mondrian, Kompozim II në të kuqe, blu dhe të verdhë, 1930

 

(Piktura 3): Theo van Doesburg, Ritmi i një Valltare Ruse, 1918

(Piktura 4): Theo van Doesburg, Kundër Kompozim V, 1924

 

(Piktura 5): Gerrit Rietveld, Shtëpia “Rietveld-Schröder”,
1924

 

Burimi: https://magazine.artland.com/art-movement-de-stijl/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty