ARTArt KonceptualÇFARË ËSHTË FOTOGRAFIA KONCEPTUALE? - Përkufizime & Shembuj

ÇFARË ËSHTË FOTOGRAFIA KONCEPTUALE? – Përkufizime & Shembuj

-

ÇFARË ËSHTË
FOTOGRAFIA KONCEPTUALE?  

Përkufizime & Shembuj

 

Përkufizimi i fotografisë konceptuale

Shpesh fotografia konceptuale shihet si një fushë brenda
artit konceptual. Por për të kuptuar këtë fushë, ne duhet të jemi në gjendje të
dallojmë këtë formë nga lloje të tjera veprash në mediumin e fotografisë.  

 

Çfarë është fotografia konceptuale?

Fotografia konceptuale synon të shprehë ide dhe koncepte përmes
fotografive. Fotografia konceptuale rrjedh nga arti konceptual. Për të dy,
ideja apo koncepti është kryesor në procesin e krijimit. Idetë që fotografët konceptual
eksplorojnë përfshijnë një gamë të gjerë dhe tipikisht arrihet përmes inskenimit
të një fotografie në një mënyrë që përfaqëson idenë që dëshirohet të komunikohet.

 

Për çfarë përdoret fotografia konceptuale?

Reklama

Abstraksione

Qëndrime sociale

 

SHEMBUJT E HERSHËM

Historia e fotografisë konceptuale

Fotografia konceptuale rrjedh nga Lëvizja Konceptuale e
Artit e viteve 1960 dhe 1970. Arti konceptual thekson rëndësinë e një ideje papo
koncepti përmbi teknikën dhe estetikën, e përdorur gjerësisht për të shprehur
abstrakten me material fizik.

 

Fotografët morën pjesë në këtë koncept teksa ata e zbatuan
atë në mediumin e tyre. Megjithëse, praktika e inskenimit të fotografive është
po aq e vjetër sa shpikja e kameras dhe vetë fotografisë, fotografia
konceptuale anon në mënyrë natyrale nga idetë abstrakte.

 

Kjo fotografi e titulluar “Hedhje në boshllëk” është
realizuar nga artisti francez Yves Klein në vitin 1960. Ajo konsiderohet si një
nga fotografitë e hershme konceptuale dhe një vepër boshtnore në progresin e fotografisë.

 

Ndonëse mund të jetë e vështirë për të përkufizuar fotografinë
konceptuale, “Hedhje në boshllëk” ka të gjithë elementët që mbështet sot fotografia
konceptuale moderne. Ajo është e inskenuar, ngjall emocion, dhe ka provokuar
debat për dekada pas krijimit mbi se si është bërë dhe se çfarë do të thotë.

 

Duke qenë se, fotografia konceptuale ka për qëllim të
ilustrojë një ide, qëllimi i saj është me gamë tepër të gjerë.

 

LLOJET E FOTOGRAFISË KONCEPTUALE

Reklamoni një ide

Reklamat kanë një objektiv specifik: të shesin një ide.
Idetë mund të jenë për të shitur një produkt, shërbim apo madje për të frenuar
konsumatorët nga produkte specifike. Cilado qoftë arsyeja, reklamat synojnë të
bindin.  

 

Shpesh kjo mund të jetë një detyrë e vështirë për reklamat
që përdorin imazhe të palëvizhshme. Fotografia konceptuale është një teknikë e
zakonshme për të ilustruar një mesazh të plotë shitje në një fotografi.

Në këtë reklamë nga Tabasco, ata kërkojnë të tregojnë mbi
nxehtësinë e salcës së tyre në një imazh për ta nxitur klientin që ta bleje atë.
Fotografia e bazuar tek koncepti është përdorur për krijimin e kësaj ideje duke
kombinuar shishen me një fikës zjarri.

 

Sigurisht që, jo të gjitha reklamat dizenjohen për të
shitur një produkt apo shërbim. Disa janë dizenjuar për të frenuar nga
konsumimi i një produkti specifik. Reklamat anti-duhan kanë përfituar plotësisht
nga idetë e fotografisë konceptuale për të ilustruar konceptin e “duhani vret”
në disa mënyra.

 

Siç mund ta shihni, edhe idetë e reklamimit mund të jenë të
mëdha dhe të vështira për t’u komunikuar. Fotografët konceptual përdorin
reklamat e thjeshta, e megjithatë efektive për të komunikuar një mesazh tek një
konsumator. Kjo lloj fotografie mundëson ilustrimin e të gjithë konceptit të
shitjes në një imazh të vetëm për t’u përdorur në një revistë apo në një
billboard.

 

SHEMBUJT E FOTOGRAFISË KONCEPTUALE

Shprehja e një qëndrimi social

Në përgjithësi, arti është një nga mënyrat kryesore sipas
së cilës njerëzit krijojnë qëndrime sociale. Fotografët specifikisht i shprehin
mendimet e tyre mbi shoqërinë nëpërmjet fotografëve konceptual.

 

Qoftë një koment, qëndrim mbi një gjendje politike,
teknologjinë, apo sjellje sociale të përgjithshme, këto ide janë shprehur në mënyrë
krijuese nëpërmjet fotografisë konceptuale. Për shembull, çfarë po na komunikon
rreth konsumerizmit ky imazh nga fotografi konceptual
Prasad Naik?  

 

Projektimi i barkodit mbi subjektet hedh një hije të ngjashme
me qelitë e burgjeve duke reflektuar se si mund të kapen njerëzit pas konsumerizimit.
Nuk është diçka e re që artistët të ndjehen të frustruar nga sjelljet e shoqërisë.
Fotografia konceptuale është thjesht një mënyrë tjetër për artistët për të
shprehur frustracionet dhe mendimet.  

 

KËSHILLA MBI FOTOGRAFINË KONCEPTUALE

Tregoni një histori

Ndryshe nga kinematografia, fotografia funksionon me
imazhe të palëvizura. Të tregosh një histori nëpërmjet një imazhi të palëvizshëm
mund të jetë sfiduese. Por fotografia konceptuale i lejon fotografët të përdorin
gjithçka në dispozicionin e tyre për të ilustruar një histori brenda një imazhi
të vetëm.

 

Në këtë seri fotografish nga Marja Pirilä e titulluar “Brenda/Jashtë”,
“Ëndrrat në Camera Obscrua” (Dhoma e errët), dhomat janë konvertuar në ‘camera
obscura’. Kjo e ka lejuar atë të kapë pjesën e brendshme dhe të jashtme të një
dhome në të njëjtën kohë.

 

Pirilä e ka përdorur në mënyrë të shkëlqyer këtë efekt për
të konceptualizuar një fëmijë duke ëndërruar. Rezultati është një foto që mban
një fuqi histori-tregese të thellë.  

 

Siç mund ta shihni, fotografia konceptuale është një mënyrë
krijuese për ilustrimin e një gjendje të brendshme të një qënie njerëzore. Përtej
ëndrrave, fotografët konceptual mendojnë se kjo metodë është efektive për
portretizimin e emocioneve komplekse të përvojës së qenies njerëzore.
 

 

Fotografia konceptuale abstrakte

Për të reflektuar një gjendje të brendshme  

Një nga sfidat me të cilën përballen shumë artistë është
shprehja e përvojave të brendshme që ata kanë brenda në një mënyrë të jashtme.
Fotografia konceptuale është përdorur si një telajo për të shprehur këto
gjendje të brendshme në mënyra krijuese.

 

Qoftë nëse po përpiqeni të shprehni një ankth specifik, gëzim
apo konflikt të brendshëm, aftësia për të inskenuar një skenë për një fotografi
mund të rezultojë në mënyra krijuese të pabesueshme për të protretizuar
abstrakten.

 

Shpesh, fotografia konceptuale që reflekton gjendjen e
brendshme të një artisit është dizenjuar për të qënë provokuese dhe për të
ngjallur emocione. Ndonëse kjrimi i këtij lloji fotografie konceptuale mund të
jetë një katarsis për fotografin, ajo mund të jetë gjithashtu një katarsis për
shikuesin, e cili sheh emocionet që ata kanë përjetuar të shprehur në një mënyrë
të tillë të saktë.  

 

(Fotografia 1): Hedhje në boshllëk nga Yves Klein, 1960

 

(Fotografia 2): Reklamë konceptuale për Tabasco-n

 

(Fotografia 3): Reklamë anti-duhan

 

(Fotografia 4): Fotografi konceptuale nga Prasad Naik

 

(Fotografia 5): Camera Obscura, Marja Pirilä

 

(Fotografia 6): Shembuj të fotografisë konceptuale

Burimi: https://www.studiobinder.com/blog/what-is-conceptual-photography/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty