ARTEkspresionizmiEKSPRESIONIZMI - Në mes të shkatërrimit të Luftës së...

EKSPRESIONIZMI – Në mes të shkatërrimit të Luftës së Parë Botërore, Ekspresionistët Gjerman dhe Austriak u përgjigjën ndaj ankthit të jetës moderne

-

EKSPRESIONIZMI

Në mes të shkatërrimit të Luftës së Parë Botërore, Ekspresionistët Gjerman
dhe Austriak u përgjigjën ndaj ankthit të jetës moderne.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Kënde ekstreme, forma të sheshuara, ngjyra tepër të
ndezura dhe këndvështrime të shformuara dallojnë Ekspresionizmin, një lëvizje
ndërkombëtare arti, arkitekture, letërsie dhe performance e cila lulëzoi ndërmjet
viteve 1905 dhe 1920, veçanërisht në Gjermani dhe Austri. E filluar në vitin
1905, teksa industria u rrit në Evropë, Ekspresionistët migruan në qytete. Atje
ata formuan grupe të tilla si Die Brücke (Ura), dhe Der Blaue Reiter (Kalorësit
Blu), ndanë studiot, ekspozuan së bashku, dhe publikuan veprat dhe shkrimet e
tyre.

 

Ekspresionistët kërkuan ta paraqisinin botën siç e ndjenin
sesa se si ajo dukej, dhe duke vëpruar kështu, të rigjallëronin artin me origjinalitet
dhe formë shprehëse. Ata refuzuan traditat e stilit dominues dhe subjektet e
kulturës pamore gjermane në fillim të shekullit të 20-të, duke parë pikturat e
guximshme, introspektive të Post-Impresionistëve dhe të artistëve bashkëkohës
gjerman dhe austriak të cilët eksploruan anën e errët të jetës dhe imagjinatën artistike
të veprave të tyre. Shumë Ekspresionistë gjetën gjithashtu frymëzim të hershëm
në modelet e sheshta të formave të guximshme të Lëvizjes së Artit të Ri.

 

Në kërkimin e tyre për origjinalitet, Ekspresionistët kërkuan
gjithashtu për frymëzim përtej artit dhe kulturës evropiane tek traditat
popullore vendase dhe arti tribal. Ata frekuentuan muzetë etnografike dhe
panairet e botës, ku ata u takuan me koleksionet e artit afrikan dhe oqeanik.
Duke reflektuar një qëndrim të përbashkët të kohës, Ekspresionistët e
perceptuan artin jo perëndimor si “primitiv,” të paevoluar, dhe rrjedhimisht më
afër origjinave të njerëzimit. Ata huazuan formën stilistike të asaj që panë –
duke përfshirë zbukurimet gjeometrike, modele dekorative, dhe planet e sheshta.
Teksa Gjermania i afrohej fillimit të Luftës së Parë Botërore, në veprat Ekspresioniste
u shfaqën më shumë elementë të groteskes. Ekspresionistët përqafuan printimin
si një mënyrë për të shpërndarë më shpejt veprat tek një audience më e madhe
dhe si një mjet për promovimin apo kritikimin e kauzave sociale apo politike.  

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/expressionism/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty