ARTDadaDADA - Zbuloni se si artistët e Dada-s i...

DADA – Zbuloni se si artistët e Dada-s i përdorën rastësinë, bashkëpunimin dhe gjuhën si një katalizator për krijimtarinë

-

DADA

Zbuloni se si artistët e Dada-s i përdorën rastësinë, bashkëpunimin dhe
gjuhën si një katalizator për krijimtarinë.  

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Lufta e Parë Botërore dhe Dada

Dada u shfaq në mes të brutalitetit të Luftës së Parë Botërore
(1914-18), një konflikt që mori jetën e tetë milionë ushtarakëve dhe tetë
milionë civilësh. Kjo humbje e paprecedentë jetësh njerëzore ishte rezultat i llogoreve
të luftës dhe avancimeve teknologjike në armatime, komunikime dhe sistemet e
transportit.

 

Për artistët e zhgënjyer të lëvizjes Dada, lufta thjesht
konfirmonte degradimin e strukturave sociale të cilat çuan në këtë dhunë:
politika e korruptuar dhe nacionaliste, shtypja e vlerave sociale dhe konformimi
i padiskutueshëm i kulturës dhe mendimit. Nga viti 1916 deri në mes të viteve
1920, artistët në Zyrih, Nju Jork, Këln, Hanover dhe Paris deklarua një sulm të
gjithanshëm kundër jo vetëm përkufizimit tradicional të artit, por mbi vetë
mendimin racional. “Fillimet e Dada-s,” rikujtonte poeti Tristan
Tzara, “nuk ishin fillimet e artit, por të neverisë.”

 

Idealet subversive dhe revolucionare të Dada-s u shfaqën
nga aktivitetet e një grupi të vogël artistësh dhe poetësh në Zyrih, të cilat më
pas u përmbodhën në një grup strategjish dhe filozofish të adoptuara nga një
rrjet artistësh ndërkombëtar të synuara për të krijuar forma të reja arti
pamor, performance, dhe poezie si edhe vizionet alternative të botës. Artistët
e lidhur me Dada-n nuk ndanin një qasje apo stil të përbashkët se sa dëshirën,
siç është shprehur nga artisi francez Jean (Hans) Arp, “për të shkatërruar
mashtrimet e mendjes dhe për të zbuluar një rend të paarsyeshëm.”
 

 

Roli i Artit Pamor në Dada

Për artistët Dada, estetika e veprave të tyre konsiderohej
dytësore ndaj ideve që ato paraqisnin. “Për ne, arti nuk është një qëllim
në vetvete,”
shkruante poeti i Dada-s Hugo Ball, “por një mundësi
për perceptimin e vërtetë dhe kritikën endaj kohëve në të cilat jetojmë.”

Dadaistët përqafuan dhe kritikuan modernitetin, duke i mbushur veprat e tyre me
referenca ndaj teknologjive, gazetave, filmave, reklamave të cilat gjithnjë edhe
më shumë po përcakotonin jetën bashkëkohore.

 

Ata ishin gjithashtu eksperimental, duke ripërfytyruar në
mënyrë provokuese se çfarë mund të jetë arti dhe artbërja. Duke përdorur
materiale jo ortodokse dhe të bazuar në procedura rastësore, ata e përzienë
veprën e tyre me spontanitetin dhe irrelevancën. Duke përdorur gërshërë dhe
ngjitës, artistët Dada realizuan inovacione me kolazhe dhe fotomontazhe. Të
tjerë eksploruan lojërat, teatrin eksperimental, dhe performancën. Një figurë qëndrore,
Marcel Duchamp, deklaroi se të mirat e zakonshme, të prodhuara do të ishin
vepra arti “të gatshme/të gatshmet”, duke sfiduar në mënyrë radikale nocionin e
një vepre arti si diçka të bukur të realizuar nga një artist me aftësi teknike.

 

Po emri Dada?

“Dada është harmoni”, “Dada është anti-art”, “Dada do t’ju
bjerë me shkelm bythëve”, edhe pse vetë fjala nuk ka asnjë kuptim. Siç tregon
historia, emri Dada ose është zgjedhur rastësisht duke ngulur një thikë në një
fjalor, ose është zgjedhur rastësisht për një varietet konotacionesh në gjuhë të
ndryshme – në frengjisht për “kal druri” apo në rusisht për “po, po”.

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/dada/
 

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty