ARTArt DixhitalSI E KANË TRANSFORMUAR TREGUN E ARTIT NFT-TË? -...

SI E KANË TRANSFORMUAR TREGUN E ARTIT NFT-TË? – Revolucioni në tre nivele i sjellë në tregun e artit nga NFT-të

-

SI E KANË TRANSFORMUAR
TREGUN E ARTIT NFT-TË?

Revolucioni në tre nivele i sjellë në tregun e artit nga NFT-të

 

Nga Revista ARTSPER

 

Të krijuara në vitin 2017, Shenjat e pakëmbyeshme (NFT-të),
pushtuan botën e artit, veçanërisht artin dixhital. Por si e ka
revolucionarizuar ky dimension tregun e artit NFT? Dhe përse kanë gjeneruar NFT-të
kaq shumë spekullim, të gërshetuara me një fatkeqësi ekologjike?

 

NFT-të dhe unikaliteti: Një parim themelor

Për
të kuptuar tregun e artit NFT, në fillim ne duhet të kuptojmë se çfarë janë
shenjat e pakëmbyeshme. “E këmbyeshme” është një fjalë e specializuar në financë
dhe ekonomi, që do të thotë: “e lehtë për t’u këmbyer apo tregtuar për diçka
tjetër të së njëjtës lloj apo vlerë”. Gjërat e pakëmbyeshme nuk janë të mundura
të këmbehen. Për shembull, një fotografi e Oqeanit Atlantik është e këmbyeshme,
ndërsa vetë oqeani është unik dhe absolutisht i pakëmbyeshëm. Veprat NFT
funksionojnë mbi këtë parim: për të propzuar një objekt unik që nuk është i shkëmbyeshëm
me diçka të ngjashme.

 

Tregu i artit NFT, një revolucion në botën e artit

Ndonëse
përmbajtja dixhitale është në thelb e dublikueshme, NFT-të ia kanë dalë të numërojnë
dhe ta bëjnë çdo vepër unike. “Token/shenja” në NFT përfaqëson një shumë specifike
burimesh dixhitale që dikush mund të zotërojë, shesë, apo tregtojë. Për herë të
parë, veprat dixhitale mund të bëhen më të rralla dhe të marrin një çertifikatë
autenticiteti. Kështu, u bë e mundur shitja e veprave dixhitale si origjinale.
Falë këtij sistemi, NFT-të sollën një revolucion në tre nivele në tregun e
artit. E para, për artistët dixhital, të cilët më në fund gjetën një mënyrë që
të paguheshin për veprat e tyre. E dyta, bota e artit, sepse blerja e artit është
bërë më demokratike. Dhe në fund, për tregun global, sepse një treg paralel ka
hapur dyert e saj për koleksionistët dhe rishitësit e artit. Tregu i artit NFT,
i cili deri kohët e fundit ka pasur një legjitimitet të limituar, tani është
rritur në mënyrë eksponenciale.

 

Fenomeni shpërthyes i NFT-ve

Vetëm
në 2 vite, impakti i NFT-ve ka rritur vlerën e tregut të artit dixhital me një
faktor prej 10. Deri në vitin 2020, NFT-të u ngritën, duke gjenruar deri në 10
milionë dollarë në ditë deri në vitin 2021. Veprat e para dixhitale që do të kapnin
titujt e lajmeve ishin ‘9 CryptosPunks’ nga Larva Labs, e cila u
shit për 16 milionë dollarë. Më pas, ishte rradha e Beeple për të thyer të
gjithë rekordet në shkurt 2021. ‘Everydays: the last 5000 days’ u shit për
69.3 milionë dollarë në një ankand të Christie’s. Më pas, në nëntor, Beeple
krijoi skulpturën e parë 3D NFT, ‘Human One’, e cila u shit thuajse për 29
milionë dollarë.

 


të njëjtën kohë, NFT-të po marirn edhe kryeveprat klasike. Në maj 2021, Galeria
Uffizi në Firence bashkëkpunoi me Cinello, një kompani IT që riprodhon kryeveprat
e artit dixhital, për të ripodhuar dhe shitur kopjen e parë dixhitale të pikturës
së Michelangelo-s, ‘Doni Madonna’. Kjo pikturë NFT u ble për 140,000
dollarë. Megjithatë, vepra NFT më e shtrenjtë sot është ‘The Merge’ nga artisti
dixhital, Pak. Ajo u ble nga 28,983 njerëz, për një vlerë totale prej 91.8
milionë dollarë.

 

Arti NFT-ve dhe spekullimi: Një inovacion me peshë

Edhe
nëse NFT-të kanë lejuar artin dixhital për të hapur një botë të re, ai është gjithashtu
një treg që peshon shumë mbi ne, veçanërisht mbi mjedisin. Kur ne themi NFT, ne
nënkuptojmë kriptomonedha, ne nënkuptojmë kompjutera, ne nënkuptojmë linja shumë,
shumë, shumë komplekse kodesh. Dhe fatkeqësisht, këto puzzle dixhital konsumojnë
sasi astronomike energjie elektrike. Për shembull, artisti dixhital, Memo Akten,
ka llogaritur gjurmët e karbonit të një NFT-je tipike. Rezultati është
marramendës: ai kërkon të njëjtën sasi mujore të energjisë elektrike të një
banori mesatar në BE. E njëjta gjë vlen për kriptomonedhën Ethereum, e cila
konsumon po aq shumë energji elektrike sa madhësia e Libisë. Është një nivel i
konsumimit të energjisë elektrike të cilën bota nuk mund ta përballojë që të
zgjerohet më tej apoqë të shpërdorohet.  

 

A ka përfunduar festa për tregun e artit NFT?

Nëse
arti NFT ka arritur majat, kjo është për shkak se ajo ka joshur shumë
investitorë dhe artistë. Ajo hapi dyert për një treg të ri arti dhe ka bërë të
mundur spekullimin e veprave dixhitale të artit. Shumë specialistë i druheshin
një flluske spekullative, e cila shpërtheu në maj 2022. Ndonëse, çmimi i NFT-ve
arriti pikun në gusht 2021, ajo kishte një vlerë 10 fish më të ulët në korrik
2022. Si do të jetë e ardhmja? Është ende shumë e vështirë për t’u parashikuar.
 

 

Imazhi 1: Pikturë abstrakte duke shpërthyer, Erick Butler

 

Imazhi 2: Tggle!, Arthur Mazi

 

Imazhi 3: Mëngjeset e qeta, 2021, Black Kathryn

 

Imazhi 4: Gjiri i Meksikës, NASA, Shtetet e Bashkuara

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/nfts-art-market/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty