Nga REVISTA ARTSPER
Kutia Pandorës është një përrallë nga mitologjia greke që çoi
në krijimin e proverbit “hapja e kutisë
së Pandoras.” Pandora, një grua me bukuri marramendëse e krijuar nga perënditë,
u dërgua në një tokë idilike për të jetuar si vdekatare. Sipas parrallës, Zeusi
i dha Pandoras një kuti të cilën e udhëzoi të mos e hapte kurrë. Megjithatë, një
viktimë e kuriozitetit të saj, Pandora e zhgënjeu Zeusin duke e hapur kutinë.
Duke vepruar kështu, ajo çliroi të gjitha të këqiat të cilat do të përndiqnin
njerëzimin përgjithmonë. Një simbol i së ashtuquajturës pushteti “shkatërrues”
i gruas, historia e Kutisë së Pandoras u bë e famshme me artistët e mes-shekullit
të 19-të. Pandora e Dante Gabriel Rossetti është një nga veprat e shumta që
artistët kanë prodhuar për këtë subjekt.
Piktura: Pandora, 1871, Dante Gabriel Rossetti
Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/5-greek-myths-you-should-know-for-your-art-history-class/
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.