Nga REVISTA ARTSPER
Mitologjia greke ka qenë një influencë afatgjatë për
artistët nëpër glob, nga skulptorët e Antikitetit deri tek piktorët bashkëkohorë.
Historitë e saj komplekse dhe të ndërthurura e kanë kthyer atë në një burim
frymëzimi dhe pavarësisht kalimit të kohës që prej ngjizjes së tyre, ato janë
ende dominuese edhe sot.
Venera duke dalë nga oqeani, apo ‘Venus Anadyomene,’ është
një përfaqësim i zakonshëm i Afërditës në artin mitologjik grek. Sipas
mitologjisë greke, Afërdita (ekuivalenti grek i Venerës) lindi nga deti në
Qipro, i cili e mbajti atë të dëlirë dhe të virgjër. Venus Anadyomene ka qenë
një subjekt i famshëm në Antikitet, përpara ri-popullarizimit të saj nga artistët
gjatë Rilindjes dhe lëvizjeve të mëvonshme të artit si Rokokoja dhe Baroku.
Ndonëse në stilet e hershme ajo zakonisht tregohej me trupin e saj pjesërisht të
mbuluar, si në Lindjen e famshme të Venerës së Botticelli-t, paraqitjet e mëvonshme
për patronët meshkuj të shekullit të 19-të preferonin poza më të guximshme
nudo.
Piktura: Lindja e Venerës, 1445-1510, Sandro Botticelli
Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/5-greek-myths-you-should-know-for-your-art-history-class/
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.