ARTArt NaivKËMBËNGULJA E KUJTESËS: TË KUPTOJMË KRYEVEPRËN E DALÍ -...

KËMBËNGULJA E KUJTESËS: TË KUPTOJMË KRYEVEPRËN E DALÍ – A jemi ne në mëshirë të kohës?

-

Nga REVISTA ARTPSER

Piktura “Këmbëngulja e Kujtesës” (1931) është
një nga pikturat në vaj më të famshme nga ekstravaganti
Salvador Dalí, një figurë kyçe e lëvizjes surrealiste.

Një kryevepër e kohëve të saj

Krijimi i Këmbënguljes së Kujtesës daton
që në vitin 1931. Gjatë këtij viti, Spanja vuante nga paqëndrueshmëri të mëdha
politike. Në të vërtetë, vendi po kalonte fillimet e hershme të Republikës së
Dytë Spanjolle, e cila shumë shpejt u ndërpre nga Lufta Civile në vitin 1936.
Ngjarjet çuan në ngritjen në fuqi të Frankos në vitin 1939. Spanja përjetoi një
periudhë varfërie të madhe, e ngecur ndërmjet dy regjimeve totalitare: një
monarkie dhe një diktature. Përpara kësaj, Lufta e Madhe zbuloi një brutalitet
të paprecedentë, e cila u refuzua nga një gjeneratë e re artistësh. Pikërisht
nga kjo neveri e thellë lindi shpirti i Dadaizmit. Grupi refuzonte përkufizimet
tradicionale të artit dhe të traditave të tij. Kjo ide jetoi edhe tek
Surrealizmi, të cilin themeluesi i saj André Breton e përkufizon si “një
automatizim i pastër i psiqikës, në mungesë të çdo lloj kontrolli të ushtruar
nga arsyeja,” (Manifesti i Surrealizmit, 1924).

Dukshëm, Surrealizmi është thellësisht i
frymëzuar nga psikoanaliza. Kjo lëvizje multidisiplinore eksploron tematika të
tilla si e pavetëdijshmja, ëndrrat, koha dhe vdekja. Salvador Dalí u bashkua me
Surrealistët në vitin 1929 pas takimi me disa nga anëtarët e grupit, falë
Miró. Ai
u prezantua me një grua me të cilën do të martohej së shpejti, Galan, atëherë nëpërmjet
bashkëshortit të saj, Paul Éluard. Në kohën kur ai pikturoi Këmbënguljen e
Kujtesës, Dalí po rindërtonte vetveten, njëherësh personalisht dhe
artistikisht. Ai po eksploron plotësisht periudhën e tij Surrealiste.

Dalí dhe metoda e tij paranoike-kritike  

Qielli i muzgut të Këmbënguljes së
Kujtesës është ajo e plazhit afër Portlligat-it, në veri të Katalonjas, ku u
rrit artisti. Ideja për këtë pikturë atij i erdhi teksa Gala dhe disa miq ishin
në kinema.
Dalí përfudnoi
duke qenë vetëm në një kuzhinë çuditërisht të qetë…Në qendër të pjatës së
tij, atij i zë syri djathin që po shkrihet. Më pas, artisti e la mendjen e tij
të endej dhe t’i drejtohej një teknike artistike të vetë krijimit të tij:
metoda paranoiake-kritike.  

Kjo e fundit ndërtohet në dy hapa përsosmërisht
të kundërt. E para, Dalí fantazon dhe lejon mendimet e tij më delirante që të
vetëmanifestohen. Në çastin që diçka e tillë ka përfunduar, ai është gati për t’i
mëshiruar ato. Kjo metodë ka çuar në djathin që transformohet në orë të butë
xhepi që shkrihen. Ato mishërojnë magjepsjen e artistit për përkohshmërinë. Dalí
pikturon orët e tij mbi peisazhin që ishte realizuar përpara kësaj. Ajo po
priste për to; lind Këmbëngulja e Kujtesës.

Cili është kuptimi pas pikturës “Këmbëngulja
e Kujtesës” e Salvador Dalí?

Këmbëngulja
e Kujtesës e Salvador Dalí e zhyt shikuesin në një univers të ëndërrt dhe përfundimisht
të huaj, ku bashkë-ekzistojnë sipërfaqet e forta dhe të buta. Vepra e artit kundërvë
Surrealizmin ndaj realitetit dhe vë në pikëpyetje pashmangshmërinë e kohës. Ajo
çimenton fiksimin e artistit për simbolizmin e tij. A jeni ne në mëshirë të kohës?
Një gjë që Dalí e bën të qartë, është se koha kalon, por ajo na l
ë pas
kujtime; kujtimet qëndrojnë. Ne duhet ta ndajmë pikturën në elementë të ndryshëm,
të renditur si më poshtë:

  1. Tre orë të buta simbolizojnë kohën, e cila ëhshtë relative, në lëvizje. Si në ëndrrat tona, e shkuara, e tashmja, dhe e
    ardhmja bashkë-ekzistojnë dhe funksionojnë në sinergji. Çdo orë është e
    vendosur në një sipërfaqe të ndryshme, dhe ato përfaqësojnë këto tre përkohshmëri.
  2. Ora portokalli nuk shkrihet. Ajo
    jehon kalimin e kohës teksa kthehet dhe mbulohet me milingona.
  3. Milingona pushtojnë orën solide duke
    simbolizuar dekompozimin dhe vdekjen. Piktori e ka bërë këtë lidhje nga fëmijëria
    kur ai vëzhgoi milingonat gëlonin mbi mbetjet e një lakuriqi nate.
  4. Koha fluturon dhe kalon…ajo përfaqësohet
    nga ky insekt.
  5. Një objekt i çuditshëm – apo më mirë,
    personazh – qëndron shtrirë në tokë dhe mund të përfaqësojë piktorin apo botën
    e brendshme dhe është një natyrë e ëndërrt.
  6. Pasqyra mishëron paqëndruesnërinë
    teksa reflekton realitetin si edhe imazherinë.
  7. Pema e ullirit, simbolizon mençurinë,
    është e thatë, e vdekur. Ajo është një shenjë e së shkuarës.
  8. Dali simbolizon zbrazëtinë e tij
    emocionale nga bregu i zbrazët.
  9. Deti i shkëlqyer simbolizon kujtesën
    dhe realitetin. Ajo kontrastohet me planin e parë të errët i cili na
    kujton një  botë imagjinare dhe mbytëse.
  10. Malet janë të rrënjosura në tokë
    duke qenë se ato janë në kujtesën e piktorit. Ato i përkasin fëmijërisë së
    piktorit.
  11. Veza është simbol i lindjes dhe, rrjedhimit, rigjallërimit. 

Salvador
Dalí… një Surrealist siç duhet?

Këmbëngulja
e Kujtesës e Salvador Dalí trajton tematikat kryesore të pikturës Surrealiste:
imazheria, ëndrra dhe vetja e brendshme. Në kohën e krijimit të saj, ikonografia
e Dalí ka qenë thellësisht e influencuar nga psikoanaliza Freudiane. Në të vërtetë,
artisti ishte i magjepsur nga vepra e Freudit dhe takimi i tyre i paharrueshëm
ka shënjuar në mënyrë të pashmangshme një pikë kthese në karrierën e tij. Më 19
korrik 1938, në Londër, më në fund u takuan dy burrat intrigues. Më pas, Freud
foli për pikturën Surrealiste. Sipas tij, lëvizja nënvizon atë që ai kërkon, që
do të thotë të pavetëdijshmen. Surrealistët rrotulohen rreth misterit dhe
theksojnë praninë e saj në pjesët e tyre. Sipas themeluesit të psikoanalizës,
ajo që është interesante është të gërmojmë më thellë me qëllimin për ta vënë atë
në pikëpyetje.  

Ky
këndvështrim mbi pikturën surrealiste shkundi nga vendi siguritë e Salvador
Dalí, gjeniun reaksionar. Më vonë, në vitin 1939, ai u përjashtua nga lideri i
grupit, André Breton.

Pas
pikturës “Këmbëngulja e Kujtesës” e Salvador Dalí  

Ndërmjet
viteve 1952 dhe 1954, Dalí riiinterpretoi pikturat e tij klasike të pikturuara
njëzet vjet më parë. Piktura “Shpërbërja e Këmbënguljes së Kujtesës” është po
aq intriguese! Gjithçka ka ndryshuar që nga vitit 1930 dhe artisti e di këtë
shumë mirë. Në këtë pjesë, ai eksploron subjektin e progresit teknologjik. Portlligat-i
është tani i përmbytur: “Gjithçka është pezull në hapësirë ku asgjë nuk prek asgjë”.
Orët e xhepit ndahen në molekula… Dalí heq dorë nga fiksimi i tij për
psikoanalizën dhe fillon eksplorimin e fizikës bërthamore dhe fesë. Heisenberg,
“babai i ri” i artistit, frymëzon pjesërisht veprën e tij. Tragjeditë e
Hiroshimas dhe Nagasakit gjithashtu luajtën një rol në krijimin e këtij
varianti të pikturës.

Tani
ju dini gjithçka rreth intrerpretimeve të mundshme të kësaj kryevepre të
Surrealizmit. Këmbëngulja e Kujtesës, ia ka dalë të lërë gjurmët e saj në
historinë e artit dhe vazhdon të magjepsë entuziastët e artit…Madje edhe Gala
ka deklaruar “Askush nuk mund ta harrojë atë pasi e ka parë”.

(Imazhi 1: Salvador Dalí, “Këmbëngulja
e Kujtesës”, 19310

(Imazhi 2: Fotografi e Madridit më 14
prill 1931)

(Imazhi 3: Portret i artistit me Gala)

(Imazhi 4:
Analizë e “Këmbënguljes së Kujtesës”, 1931, Salvador Dalí)

(Imazhi
5: Sigmund Freud nga Salvador Dalí, 1938)

(Imazhi
6: Salvador Dalí, “Shpërbërja i Këmbënguljes së Kujtesës”, 1952-1954)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-persistence-of-memory-understanding-dalis-masterpiece/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty