POEZIRobert DesnosSikur vetëm ta dije nga Robert Desnos

Sikur vetëm ta dije nga Robert Desnos

-

Larg prej meje, o tortura ime e gjithëpranishme, larg prej meje në zhurmën e magjishme të guaskave të gocave të detit e thërmuar nga bufi i natës që kalon në një restorant me dritën e parë.

Sikur vetëm ta dije.

Larg prej meje, mirazh i vendosur, fizik.

Larg prej meje është një ishull që kthehet mënjanë kur kalojnë anijet.

Larg prej meje një kope e qetë bagëtish merr rrugën e gabuar, tërhiqet për lart me kokëfortësi në buzë të një shkëmbi të rrëpirë, larg prej meje, grua mizore.

Larg prej meje, një yll që shkëlqen bie në shishen e natës së poetit.

Ai e tapos menjëherë dhe e shikon yllin të mbyllur në xham, konstelacionet e lindura në muret e tij, larg prej meje, ti je kaq larg meje.

Sikur vetëm ta dije.

Larg prej meje një shtëpi sapo është ndërtuar.

Një shtrësë tullash në të bardhë mbulon majën e një skele që këndon një këngë të vogël shumë të trishtuar dhe, papritur, në kovën e mbushur me llaç, shfaqet e ardhmja e shtëpisë:

Puthjet e të dashuruarve dhe lakuriqësia e vetëvrasjeve të dyfishta në dhomën e gjumit gra të huaja të bukura

Dhe ëndrrat e tyre të mesnatës, sekrete epshore kapur në akt nga dyshemetë prej parketi.

Larg prej meje, sikur vetëm ta dije.

Sikur vetëm ta dije nga Robert Desnos

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Skulptura, Dashuria e pavdekshme, Daniel Chester

#art #poetry #robertdesnos #enkeledasuti #sculpture #danielchesterfrenchstatues

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty