POEZIRobert DesnosKëngë qielli nga Robert Desnos

Këngë qielli nga Robert Desnos

-

Lulja e Alpeve i tha guaskës së detit: “Ti shkëlqen”

Guska e detit i tha detit: “Ti jehon”

Deti i tha anijes: “Ti dridhesh”

Anija i tha zjarrit: “Ti përflakesh shkëlqyeshëm”

Zjarri më tha mua: “Unë përflakem më pak se sa sytë e saj”

Anija më tha: “Unë dridhem më pak se sa zemra jote kur shfaqet ajo”

Deti më tha: “Unë jehoj më pak se sa emri i saj kur bëni dashuri”

Guska e detit më tha: “Unë shkëlqej më pak se sa fosfori i dëshirës në ëndrrën tënde të zbrazët”

Lulja e Alpeve më tha: “Ajo është e bukur”

Unë thashë: “Ajo është e bukur, kaq e bukur, saqë mallëngjehem.”

Këngë qielli nga Robert Desnos

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Skulptura, Sylvie nga Prosper d’Epinay

#art #poetry #robertdesnos #enkeledasuti #sculpture #prosperdepinay

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty