POEZIRobert DesnosJo, dashuria nuk ka vdekur nga Robert Desnos

Jo, dashuria nuk ka vdekur nga Robert Desnos

-

Jo, dashuria nuk ka vdekur në këtë zemër, në këto sy dhe në këtë gojë

Që ka shpallur fillimin e funeralit të vetes.

Dëgjo, jam ngopur me piktoresken, me shumëngjyrëshen, dhe me hijeshinë.

Unë dashuroj dashurinë, ëmbëlsinë dhe mizorinë e saj.

Dashuria ime ka vetëm një emër, një formë.

Çdo gjë zhduket. Të gjitha gojët kapen vetëm pas asaj një.

Dashuria ime ka vetëm një emër, një formë.

Dhe nëse një ditë ti do të kujtosh

O ti, formë dhe emër i dashurisë sime,

Një ditë në oqeanin ndërmjet Amerikës dhe Evropës,

Në orën kur do të shkëndijë rrezja e fundit e dritës

Mbi sipërfaqen e valëzuar të dallgëve, apo të një nate të stuhishme

Poshtë një peme në fshat apo në një makinë garash,

Një mëngjes pranvere mbi bulevardin Malesherbes,

Një ditë me shi,

Përpara se të shrtihesh në muzg,

Thuaji vetes – Unë e urdhëroj shpirtin tënd të njohur që

Unë vetëm të kam dashur më shumë dhe sa keq që ti nuk e dije.

Thuaji vetes se nuk ka nevojë që të pendohesh: Ronsard-i dhe

Baudelaire-i përpara meje i kanë kënduar dhimbjes

Së grave të plakura apo të vdekura, të cilët e përbuzën ndjekjen e dashurisë.

Kur të vdesësh

Ti ende do të jesh e dashur dhe e dëshirueshme.

Unë tashmë do të kem vdekur, plotësisht i mbyllur në trupin tënd të pavdekshëm,

Në imazhin tënd magjepsës përgjithmonë aty midis mrekullive të pafundme

Të jetës dhe të pafundësisë, por nëse do të jem gjallë,

Tingulli i zërit tënd, vështrimi yt rrezatues,

Aroma e aromës së flokëve të tu dhe shumë gjëra të tjera

Do të jetojnë brenda meje.

Tek unë dhe unë nuk jam as Ronsard-i dhe as Baudelaire-i

Unë jam Robert Desnos i cili, sepse të njoha dhe të desha ty,

Është aq mirë saç është.

Unë jam Robert Desnos që kërkon të kujtohet

Mbi këtë tokë të poshtër për asgjë veç kësaj dashurie.

Jo, dashuria nuk ka vdekur nga Robert Desnos

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Ana tjeter, 1918, Dean Cornwell

#art #poetry #robertdesnos #enkeledasuti #painting #deancornwell

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty