POEZIRobert DesnosDhe nëse do të më duhet të të ndjek...

Dhe nëse do të më duhet të të ndjek në humnerë, atëherë do të të ndjek – Nga Robert Desnos

-

Dhe nëse do të më duhet të të ndjek në humnerë, atëherë do të të ndjek

Ti nuk je ajo që kalon, por ajo që mbetet.

Nocioni im i përjetësisë është i lidhur me dashurinë time për ty.

Jo, ti nuk je kalimtarja dhe as piloti i huaj që drejton aventurierin nëpër labirintin e dëshirës.

Ti ke hapur tek unë vetë boshtin e pasionit.

Unë e humbas veten time tek mendimet e tua më i sigurt se sa në shkretëtirë.

Madje edhe teksa shkruaj këto rrjeshta, ende nuk e kam përballur imazhin tim për ty me realitetin.

Ti nuk je kalimtarja, por e dashura e përjetshme, do apo s’do ti.

Gëzim i dhimbshëm i pasionit të ngritur nga takimi me ty.

Unë vuaj, por vuajtja ime është kaq e dashur për mua,

Dhe nëse ende kam ndonjë vlerësim për veten,

Është sepse të kam takuar në vrullin tim të verbër

Drejt horizonteve të ndryshueshëm.

Nga Robert Desnos

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Syte e te dashuruarit, @michael_hussar

#art #poetry #robertdesnos #enkeledasuti #painting

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty